Kronikë

Shkodër/ Aksidenti me motorr i merr jetën një 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 03/09/20 |
Al Do

Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, duke drejtuar motoçikleten ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Opinion.al

Pas