Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë.
Sipas uniformave blu mësohet se 55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.
“Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës./Opinion.al