Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton qytetarët e Tiranës se nesër do të ketë mungesë energjie në disa zona.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën ‘2 R construksion’ dhe kabinën ‘Thanas Ziko’, do të ketë stakim të energjisë nga ora 09:00-14:00.
Kështu pa drita do të mbeten: Rruga ‘Kel Kodheli’, Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht, Rruga ‘Thanas Ziko’, Rruga ‘Dervish Hekali’, dhe pjesërisht Rruga ‘4 Dëshmorët’./Opinion.al