Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët: Zjarret më shkatërruese se në të kaluarën

2022/07/30 at 3:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët: Zjarret më shkatërruese se në të kaluarën

Shkencëtarët thonë se zjarret në Perëndimin amerikan janë më të mëdha dhe më shkatërruese se në të kaluarën. Zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe mijëra hektarë pyje.

Deri të premten, flakët e zjarrit të ashtuquajtura “Oak Fire”, më i madhi këtë vit në Kaliforni, kishin djegur 8,000 hektarë sipërfaqe.

Zjarret në Alaskë kanë djegur më shumë se një milion hektarë gjatë këtij sezoni zjarresh, sipas zyrtarëve shtetërorë.

Ekspertja e ekologjisë Jennifer Balch me Universitetin e Kolorados thotë për Zërin e Amerikës se tendenca e përhapjes së zjarreve po zgjerohet.

 “Kemi vënë re dyfishimin djegies së sipërfaqeve pyjore amerikane që nga vitet 1980 dhe ne e dimë se kjo ka lidhje të drejtpërdrejt me atë që temperaturat sot janë më të larta se në vitet 1980.”

Ajo thotë se planimetria e ndërtimit të qendrave të banimit ka vënë në rrezik më shumë shtëpi.

“Puna jonë ka treguar se gjatë 40 viteve mbi një milion shtëpi ishin brenda perimetrit të vatrave të zjarreve dhe më shumë se 59 milionë shtëpi rreth një kilometër nga zjarret”.

Shkencëtarët thonë se ulja e dendësisë pyjore dhe shkurreve që marrin flakë të parat, mund të eliminojnë zjarret. Por edhe kontrolli i gazeve që shkaktojnë efektin serë dhe po ngrohin planetin duke shkaktuar zjarre masive, është po aq i rëndësishëm, thonë ata.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me zonjën Maureen Kennedy të Universitetit të Uashingtonit në Takoma.

 “Kemi prirje të përqendrohemi në njërën çështje ose tjetrën, se ndoshta ka të bëjë me menaxhimin e pyjeve ose ndryshimet klimatike, por në të vëretë ka të bëjë me të dyja”.

Përdorimi i djegieve të kontrolluara për të pastruar shkurret është një tjetër taktikë. Por publiku mund të bëhet skeptik në rastet kur zjarret dalin jashtë kontrolli, thotë ajo.

 “Është një numër jashtëzakonisht i vogël zjarresh që dalin jashtë kontrollit”.

Ndërsa planeti ngrohet, ditët dhe netët janë më të nxehta gjë që shkakton zjarre më të furishme dhe po zvogëlon burimet për t’i luftuar ato. Zjarri është një aspekt normal i ekologjisë pyjore ndërsa gjallesat përshtaten me mjedisin, thotë Jamie Sanderlin me Shërbimin Pyjor të Shteteve të Bashkuara.

“Zogjtë i përdorin pemët e djegura për të krijuar fole nëpër zgavra”.

Shkencëtarët thonë se si kafshët ashtu edhe njerëzit kanë nevojë për pyje të shëndetshme dhe që rikuperohen, diçka që i përket së kaluarës dhe që rrezikojmë të humbasim.

Studiuesit thonë se menaxhimi i pyjeve, kontrolli i emetimit të karbonit dhe përqafimi i praktikave më të sigurta të ndërtimit janë pjesë e zgjidhjes së zjarreve të përhapura kudo./ VOA

Ju sugjerojmë

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Para
“Mosmarrëveshjet me Turqinë për ishujt në Egje”,ministrja gjermane pro Greqisë

“Mosmarrëveshjet me Turqinë për ishujt në Egje”,ministrja gjermane pro Greqisë

Spanja shënon viktimën e dytë me linë e majmunëve

Spanja shënon viktimën e dytë me linë e majmunëve

Drejt mbylljes faza 1 në aeroportin e Vlorës

Drejt mbylljes faza 1 në aeroportin e Vlorës

TE FUNDIT

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
14 Shtator, 2025

Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me...

Lexo më shumë

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
14 Shtator, 2025

Bashkëshortja e aktorit rrëfen diagnozën e burrit të saj, përpjekjet për të mbajtur jetën familjare për vajzat e tyre dhe...

Lexo më shumë

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
14 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael, ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për...

Lexo më shumë

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
14 Shtator, 2025

Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën kryetarin e bashkisë së rrethit Bayrampaşa në Stamboll, Hasan Mutlu, së bashku me 47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com