Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e “Omicron”, mund të jetë më ngjitës, por…

2022/01/27 at 9:22 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e “Omicron”, mund të jetë më ngjitës, por…

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po i mbajnë sytë te një pasardhës i variantit Omicron të koronavirusit, që është gjetur në të paktën 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky version i koronavirusit, të cilin shkencëtarët e quajnë BA.2, konsiderohet gjerësisht më i fshehtë se versioni origjinal i Omicronit sepse tipare të veçanta gjenetike e bëjnë disi më të vështirë për t’u zbuluar. Disa shkencëtarë shqetësohen se mund të jetë gjithashtu më ngjitës. Por, ata thonë se ka shumë gjëra që ende nuk dinë për të, duke përfshirë nëse i shmanget më mirë vaksinave ose shkakton sëmundje më të rënda.


Ku është përhapur?

Që nga mesi i nëntorit, dhjetëra vende kanë ngarkuar rreth 15,000 sekuenca gjenetike të BA.2 në GISAID, një platformë globale për ndarjen e të dhënave të koronavirusit. Që nga mëngjesi i së martës, 96 nga ato sekuenca erdhën nga SHBA-ja. “Deri më tani, ne nuk e kemi parë se ka filluar të fitojë terren” në SHBA, tha Dr. Wesley Long, një patolog në Houston Methodist në Teksas, i cili ka identifikuar tri raste të BA.2.

Mutacioni duket shumë më i zakonshëm në Azi dhe Evropë. Në Danimarkë, ky mutacion përbënte 45 për qind të të gjitha rasteve të COVID-19 në mes të janarit, nga 20 për qind dy javë më parë, sipas Institutit Staten Serum , i cili është në kuadër të Ministrisë daneze të Shëndetësisë.

Çfarë dihet për këtë version të virusit?

BA.2 ka shumë mutacione. Rreth 20 prej tyre në proteinën e majës që mbulon pjesën e jashtme të virusit janë të njëjta me Omicronin origjinal. Por, ka edhe ndryshime gjenetike shtesë që nuk shihen në versionin fillestar.

Është e paqartë se sa të rëndësishme janë ato mutacione, veçanërisht në një popullatë që ka hasur në Omicronin origjinal, tha Dr. Jeremy Luban, një virolog në Universitetin e Massachusetts. Tani për tani, versioni origjinal, i njohur si BA.1 dhe BA.2 konsiderohen nënbashkësi të Omicronit. Por, udhëheqësit globalë të shëndetit mund t’i japin emrin e vet të shkronjës greke nëse konsiderohet një “variant shqetësues” i rëndësishëm globalisht.

Përhapja e shpejtë e BA.2 në disa vende ngre shqetësime se mund të shpërndahet shpejt. “Ne kemi disa indikacione se ai thjesht mund të jetë po aq ngjitës ose ndoshta pak më ngjitës se Omicroni [origjinal] pasi është në gjendje të konkurrojë me të në disa zona”, tha Long. “Por, ne nuk e dimë domosdoshmërisht pse është kjo”, tha ai.

Një analizë fillestare nga shkencëtarët në Danimarkë nuk tregon ndryshime në shtrimet në spital për BA.2 krahasuar me Omicronin origjinal. Shkencëtarët atje ende po shqyrtojnë infektivitetin e këtij versioni dhe sa mirë funksionojnë vaksinat aktuale kundër tij. Është gjithashtu e paqartë se sa mirë do të funksionojnë trajtimet kundër tij.

Mjekët gjithashtu nuk e dinë ende me siguri nëse dikush që tashmë ka pasur COVID-19 të shkaktuar nga Omicron mund të sëmuret përsëri nga BA.2. Por, ata janë me shpresë, veçanërisht se një infeksion i mëparshëm Omicron mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes nëse dikush më vonë kontrakton BA.2. Dy versionet e Omicronit kanë mjaft të përbashkëta, sa që është e mundur që infeksioni me mutacionin origjinal “do t’iu japë mbrojtje të kryqëzuar kundër BA.2”, tha Dr. Daniel Kuritzkes, një ekspert i sëmundjeve infektive në Brigham. Shkencëtarët do të kryejnë teste për të parë nëse antitrupat nga një infeksion me Omicrnin origjinal “janë në gjendje të neutralizojnë BA.2 në laborator”, tha ai.

Sa të shqetësuara janë agjencitë shëndetësore?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon Omicronin në përgjithësi si një variant shqetësues, etiketimin që i japin mutacioneve të koronavirusit, por nuk e veçon BA.2 me një etiketim të tillë. Megjithatë, duke pasur parasysh rritjen e tij në disa vende, agjencia thotë se hetimet e BA.2 “duhet të kenë prioritet”.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë, e ka caktuar BA.2 një “variant nën hetim”, duke përmendur numrat në rritje të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, versioni origjinal i Omicronit mbetet dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse është më e vështirë të zbulohet?

Versioni origjinal i Omicronit kishte veçori specifike gjenetike që lejuan punëtorët shëndetësorë ta diferenconin me shpejtësi nga Delta duke përdorur një test të caktuar PCR. BA.2 nuk ka të njëjtën veçori gjenetike. Pra, në test, tha Long, BA.2 duket si Delta. “Nuk është se testi nuk e zbulon atë; vetëm se nuk duket si Omicron”, tha ai.

“Mos keni përshtypjen se ‘Omicron i fshehtë’ do të thotë se ne nuk mund ta zbulojmë atë”. “Të gjitha testet tona PCR ende mund ta zbulojnë atë”, tha Long.

Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur?

Mjekët këshillojnë të njëjtat masa paraprake që kanë përmendur gjatë gjithë kohës: Vaksinohuni dhe ndiqni udhëzimet e shëndetit publik për mbajtjen e maskave, shmangien e turmave dhe qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë. “Vaksinat janë ende duke ofruar mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes”, tha Long.

“Edhe nëse keni pasur COVID 19 më parë – keni pasur një infeksion natyral – mbrojtja nga vaksina është akoma më e fortë, më e qëndrueshme dhe në fakt … i bën mirë njerëzve që kanë qenë të infektuar më parë”. Versioni i fundit është një tjetër kujtesë se pandemia nuk ka përfunduar. “Ne të gjithë dëshirojmë që të kishte mbaruar”, tha Long, “por, derisa të vaksinojmë botën, do të jemi në rrezik që të shfaqen variante të reja”./REL

 



Ju sugjerojmë

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt
Bota

Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt

2 Dhjetor, 2025 5:16 pm
Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
Bota

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

2 Dhjetor, 2025 5:06 pm
Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
Kryesore

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

2 Dhjetor, 2025 4:43 pm
Para
Ambasada e SHBA në Ukrainë u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen

Ambasada e SHBA në Ukrainë u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen

Banorët e Laprakës dhe “5 Majit” protestë para Kuvendit, kërkojnë transparencë

Banorët e Laprakës dhe “5 Majit” protestë para Kuvendit, kërkojnë transparencë

Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA i ofron Moskës rrugë diplomatike

Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA i ofron Moskës rrugë diplomatike
















TE FUNDIT

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
2 Dhjetor, 2025

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Maliq

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
2 Dhjetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
2 Dhjetor, 2025

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi...

Lexo më shumë

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
2 Dhjetor, 2025

Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren në çdo hap, është vendosur një monument që rikthen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com