Ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu, mund të jetë shkaktar i valës së të nxehtit që përfshiu Evropën, gjatë javës së kaluar.
Temperaturat, në disa pjesë të Francës,arritën në 45.9 gradë Celsius, më shumë se ndonjëherë në histori, sipas shkencëtarëve.
“Ndryshimet klimatike nuk janë më rritje abstrakte e temperaturave në nivel botëror, por tashmë ju mund ta ndjeni valën e të nxehtit sapo dilni jashtë”,– tha Geert Jan van Oldenborgh, hulumtues në Institutin Mbretëror holandez të metorologjisë.
“Hulumtimet tregojnë se një valë e njëjtë e vapës, po të ndodhte një shekull më parë, do të ishte rreth 4 gradë Celsius më e ftohtë sesa kjo e fundit”, -thuhet në raportin e një grupi shkencëtarësh.
Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar kryesisht nga emetimet industriale të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse, do t’i bëjë më të shpeshta këto temperatura ekstreme, por edhe stuhitë, thatësirat dhe përmbytjet.
Organizata Botërore Meteorologjike tha se viti 2019 është ndër vitet më të nxehta në botë.