Bota

Shkencëtarët: Jeta nuk do t’i kthehet normalitetit menjëherë pas vaksinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 03/10/20 |
el ida

Edhe pse një vaksinë efikase kundra koronavirusit pritet dita-ditës, duket se jeta nuk do t’i kthehet menjëherë normalitetit pasi shpërndarja e saj mund të zgjasë një vit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Ekspertët argumentojnë se kufizimet duhet të zbuten gradualisht gjatë muajve të ardhshëm deri në arritjen e tufës.

Këto pretendime vijnë nga një raport i ri nga “Royal Society”, i cili paralajmëron njerëzit që të jenë realist për atë që mund të arrijë vaksina dhe pengesat me të cilat ajo mund të përballet për shpërndarjen masive.

Sipas raportit, edhe nëse vaksina do të jetë gati në pranverë, do të duhen disa muaj që njerëzit të vaksinohen për të lejuar më pas të rikthehet rutina e munguar gjatë kësaj kohe.

“Edhe nëse vaksina do të jetë efektive, nuk ka gjasa që të kthehemi plotësisht në normalitet”, është shprehur Charles Bangham, një nga autorët e këtij raporti./Opinion.al

Pas