-Shëndeti

Shkencëtarët izraelitë printojnë zemrën e njeriut në format 3D


               Publikuar në : 19:23 - 15/04/19 |
el ida

Disa shkencëtarë izraelitë kanë printuar për herë të parë në historinë e botës, në format 3D, zemrën e njeriut.

Profesori Tal Dvir nga Universiteti i Biologjisë Molekulare dhe Bioteknologjisë thotë se kjo është hera e parë që një zemër e tërë, me gjak dhe qeliza printohet.

Ndërsa Nadav Noor, një student ekselent i mjekësisë shpjegon për Euronews:

“Për herë të parë ne printuam materiale dhe qeliza nga ato njerëzoret dhe krijuam një kompleks gjeometrik të zemrës. Të gjitha zemrat e printuara deri tani, për aq sa ne dimë, janë të krijuara nga materiale sintetike apo materiale të tjera, të cilat nuk derivojnë nga pacientët.”/Opinion.al

Pas