Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët izraelitë gjejnë kurën për kancerin, ofrohet vitin e ardhshëm

2019/01/30 at 11:55 AM
në -Shëndeti, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Befason studimi,kanceri nuk shkaktohet nga cigarja,alkooli apo trashëgimia

Një ekip i vogël shkencëtarësh izraelitë mendojnë se mund të kenë gjetur kurën e parë të plotë për shërimin e kancerit. Ata thonë se kjo kurë e quajtur MuTaTo do të ofrohet brenda vitit të ardhshëm. Sipas shkencëtarëve kura e kancerit do të jetë efektive prej ditës së parë, do të zgjasë disa javë dhe do të ketë efekte anësore minimale, si dhe do të kushtojë më pak se çdo kurë që është aktualisht në treg.


Duket fantastike, sidomos duke pasur parasysh se rreth 18.1 milionë raste të reja të kancerit diagnostikohen në mbarë botën çdo vit. E për më tepër që një në gjashtë vdekje ndodh për shkak të kancerit, duke e bërë atë shkakun e dytë kryesor të vdekjes.

Siç raportohet nga The Jerusalem Post, kompania e cila do të merret me trajtimin është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd. (AEBi), e cila u themelua rreth 20 vite më parë.

Sipas tyre MuTaTo, do të jetë pak a shumë si një antibiotik i shkallës më të lartë, për kancerin.

Për të filluar punën e tyre kërkimore ,shkencëtarët thanë se se ata fillimisht identifikuan pse kurat dhe trajtimet e tjera kundër kancerit nuk funksionojnë. MuTaTo, sipas tyre, po përdor një kombinim të peptideve për çdo qelizë kanceri në të njëjtën kohë, shoqëruar me një toksinë të fortë  që do të vriste qelizat e kancerit dhe do t’i sulmonte nga disa kënde njëkohësisht. Ata insistojnë në përdorimin e të paktën tre peptideve në të njëjtën strukturë të kombinuar me një toksinë të fortë.

Shkencëtarët izraelitë mendojnë se zbulimi që ata kanë bërë mund të zvogëlojë gjithashtu efektet anësore të trajtimit të kancerit, të cilat rrjedhin nga trajtimet e kurave që ndërveprojnë me objektivat e gabuara ose shtesë, ose me objektivat e sakta, por në qelizat jo kanceroze.

Trajtimi i kancerit MuTaTo sipas tyre do të personalizohet. Çdo pacient do të sigurojë një pjesë të biopsisë së tij në laborator, e cila pastaj do të analizohet për të ditur se cilat receptorë janë tepër të ekspozuar. Pas kësaj individi do të kurohet nga kokteji i molekulave i nevojshëm për të kuruar sëmundjen e tij. Megjithatë, ndryshe nga rasti i AIDS-it, ku pacientët duhet të marrin kurë gjatë gjithë jetës së tyre, në rastin e MuTaTo, qelizat do të vriten dhe pacienti mund të ndalojë trajtimin pas vetëm pak javësh.

Ata thanë se deri më tani, kompania ka përfunduar eksperimentin e tyre në kavie dhe kura arriti të frenojë rritjen e qelizave kancerogjene dhe nuk kishte asnjë efekt në qelizat e shëndetshme të minjve.

“Rezultatet tona janë të qëndrueshme.” thane shkencëtarët./E.M

 

 

Etiketa: kuremutatoshkencetare


Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Para
“Mi çoni me shkrim”/ Ministrja ikën nga komisioni, opozita akuzon Ramën

"Mi çoni me shkrim"/ Ministrja ikën nga komisioni, opozita akuzon Ramën

Apple devijon nga vizioni i Steve Jobs, sjell risinë që ai s’do e bënte kurrë

Lajme të reja nga "Apple", ç'do të ndodhë me çmimet e celularëve “iPhone”

Kokaina në thasë kafeje, si u rrek shqiptari të gënjente qenin anti-drogë

Kokaina në thasë kafeje, si u rrek shqiptari të gënjente qenin anti-drogë
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com