Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkenca thotë se paraja e blen lumturinë nëse shpenzohet ashtu siç duhet

2018/03/27 at 12:30 AM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkenca thotë se paraja e blen lumturinë nëse shpenzohet ashtu siç duhet

Nëse ju arrini të bëni diferencën ndërmjet nevojës dhe lakmisë, gjithçka tjetër zgjidhet lehtësisht.


Tema “A e blen paraja lumturinë” ka qenë, është dhe do të jetë një prej më të diskutuarave të të gjitha kohërave. Sipas shumë studimeve të kryera së fundmi, niveli i lumturisë është shumë i madh kur fitimet në vit janë rreth 75,000 dollarë. Por nëse kjo shifër tejkalohet, atëherë niveli lumturisë bie, sepse hyn në lojë faktori “stres”.

Studimet

Disa prej studimeve më të fundit janë bazuar në një mesatare dhe jo sipas një përvoje të caktuar individuale. Ka njerëz që janë të lumtur edhe po të fitojnë në vit rreth 30,000 dollarë dhe të tjerë që shprehen se janë shumë të palumtur sepse i duhen edhe 100 mijë dollarë më shumë për të plotësuar të gjitha nevojat e jetës.

Këto studime kanë treguar gjithashtu se njerëzit janë më të lumtur kur ata i shpenzojnë paratë ashtu siç duhet.

Eliminimi i ankthit dhe stresit financiar

Arsyeja se përse thuhet nga disa dhe besohet nga disa të tjerë është se paratë e rrisin në mënyrë demonstrative nivelin e lumturisë është sepse nëse ti merr çdo muaj një pagë që konsiderohet e lartë për nivelin e jetesës në vendin ku jeton, rrjedhimisht edhe do të ndihesh i sigurt financiarisht. Të kesh mjaftueshëm para për të blerë çfarëdolloj produkti që të nevojitet kur shkoni në supermarket apo në dyqane veshjesh, apo për të paguar qiranë pa u dashur të kurseni diku tjetër, padyshim që do të rrisë nivelin tuaj të lumturisë, sepse nuk ju shkakton stres.

Nuk ka udhëtime pa para

Paraja mund t’ju krijojë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme dhe për të fituar përvoja të paharrueshme. Të udhëtosh, por ashtu siç duhet, pa e vrarë mendjen për të kursyer ndikon në mënyrë të menjëhershme në rritjen e nivelit të lumturisë.

Këtu shembulli i parë që u mor ishin udhëtimet, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmet që ndikojnë në rritjen e lumturisë. Edhe të shikosh në një koncert një prej bandave të rrokut më në zë të momentit, (ku bileta nuk mund të përballohet nga të gjithë) është një tjetër aktivitet që ndikon në rritjen e lumturisë. Pra e rëndësishme është që ju t’i shpenzoni paratë ashtu siç duhet, sepse në fund arrini të merrni ndjesinë e të qenët të lumtur.

Paraja gjithashtu mund t’ju krijojë mundësinë për të mësuar dhe provuar gjëra të reja. Ju mund të blini instrumente muzikore ose të paguani për të marrë mësime private pianoje (gjithmonë nëse kjo është një gjë që pëlqehet nga ju).

Bamirësia

“Nëse jep, nëse dhuron, më shumë do të marrësh në këmbim”. Ndarja e pasurisë suaj me të tjerët, sidomos me ata që kanë nevojë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe rrjedhimisht do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lumtur.

Ndihmoni njerëzit tuaj të dashur

Një tjetër mënyrë e duhur për t’i shpenzuar paratë është duke ndihmuar njerëzit tuaj të dashur. Ndihma që ju mund t’u ofroni familjarëve apo edhe një miku në ditë të vështirë, është një prej mënyrave të duhura për të shpenzuar paratë, e cila nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e nivelit tuaj të lumturisë por edhe në atë të familjarëve, pra lumturia në këtë rast do të ishte më e madhe.

Investoni në gjëra që ju bëjnë të fitoni kohë

Një prej gjërave më të rëndësishme por që fatkeqësisht nënvlerësohet nga shumë është kursimi i kohës. Paraja mund të ta ofrojë edhe një gjë të tillë. Në ditët e sotme, kur rimti i jetës është shumë i shpejtë, nëse ju keni mundësi financiare, atëherë mund t’i kurseni vetes fitimin e një kohe të madhe të cilën e harxhoni duke u marrë me punë jo shumë të rëndësishme. Këtu mund të përmendim punët e shtëpisë. Nëse ju keni mundësi financiare, ju mund të blini të gjitha pajisjet e nevojshme gjë që jua lehtësojnë punën dhe kohën e fituar ta përdorni duke qëndruar më shumë më fëmijët, gjë që do të ndikojë në mënyrë të menjëhershme në rritjen e lumturisë suaj./Monitor.al

Etiketa: leklumturiparaja


Ju sugjerojmë

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?
Life Style

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?

25 Qershor, 2025 4:30 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Ja si gënjejnë shenjat e horoskopit

Ja si gënjejnë shenjat e horoskopit

Ja si do jetë moti gjatë ditës

Parashikimi i motit/ Ja kur largohen reshjet

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 27 Mars 2018
















TE FUNDIT

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE
26 Qershor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median ndërkombëtare “The Guardian“. Rama u shpreh se plani i...

Lexo më shumë

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..
26 Qershor, 2025

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të...

Lexo më shumë

Denaj: Bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

COVID-19/ Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria
26 Qershor, 2025

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të...

Lexo më shumë

Ndryshon dënimi për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë pune shërbimi publik

Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
26 Qershor, 2025

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 100 orë punë në interes publik. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com