Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëmbim zjarri me policinë, Josif Kavaja arsenal armësh në banesë

2020/12/25 at 11:53 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbim zjarri me policinë, Josif Kavaja arsenal armësh në banesë

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi drejt policisë me kallashnikov një ditë më parë duke qëndruar për më shumë se 12 orë në arrati nuk ka pranuar të negociojë me familjarët e tij. Ka qenë vëllai i tij i cili i ka kërkuar të dorëzohet, por Kavaja ka refuzuar deri mëngjesin e sotëm. Ai u kap më pas pas një shkëmbimi zjarri me policinë ku si pasojë mbeti i plagosur.


Kavaja është dërguar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan ku po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagës së ka marrë në këmbë. Burime bëjnë me dije se në banesën e tij, policia ka gjetur një arsenal armësh. Qe pikërisht kjo arsyeja përse policia shkoi për të ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, pasi kishte marrë informacion se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment ai qëlloi me kallashnikov drejt tyre.

Për disa orë, Kavaja u arratis drejt pyllit pranë fshatit Seltë e cila është një zonë e pabanuar. Policia rrethoi zonën por ai mundi të mbyllej në banesë duke u “ngujuar” përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.  Sipas burimeve, ai rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në shtetin grek ndërsa është deportuar nga Anglia. Që prej asaj kohe ai ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor. Ai ishte pamartuar dhe pa fëmijë.

Rasti i  Kavajës është i ngjashëm me atë të Lefter Zhidrus, disa muaj më parë në Elbasan ku ai terrorizoi qytetin për disa orë duke qëlluar në drejtim të policisë. Kjo e fundit kishte marrë informacion se ai ushtronte dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes, por me ndërhyrjen e efektivëve në banesë ai qëlloi me armë. Pas disa orësh forcat RENEA qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur. Zhidru e kishte përshtatur banesën në një “minë me sahat” të cilën fatmirësisht nuk mundi ta shpërthente./ Burimi: ABC News

Etiketa: ARMEjosif kavajapolicia


Ju sugjerojmë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Para
Dozat e vaksinës anti-COVID mbërrijnë në Greqi dhe Itali

Dozat e vaksinës anti-COVID mbërrijnë në Greqi dhe Itali

Foto/ Festimet e Krishtlindjes në botë

Foto/ Festimet e Krishtlindjes në botë

Shkëmbim zjarri me policinë, Josif Kavaja arsenal armësh në banesë

Çfarë ndodhi me Josif Kavajën? Flet Motra: Borxhi i bariut..
















TE FUNDIT

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
8 Shtator, 2025

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet...

Lexo më shumë

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
8 Shtator, 2025

Sot, nis viti i ri shkollor në vendin. Nxënësit do t’u drejtohen bankave të shkollës pas pushimeve verore. Këtë vit,...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 shtator 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
8 Shtator, 2025

DASHI Pas disa ditësh disi konfuze, dëshira për të ndërmarrë veprime kthehet: Hëna në sektorin tuaj të miqësisë ju mbështet,...

Lexo më shumë

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com