Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, janë një prej çifteve më të komentuara nëpër media. Të gjithë presin me kërshëri të dëgjojnë ndonjë detaj prej tyre, ndërsa edhe çifti tregohet shpesh i hapur me publikun.
Kësaj here ka qenë Shkëlzeni ai i cili ka publikuar një foto të ëmbël me Arminën, ku shfaqen në plazh. Fotoja është shumë e ëmbël pasi Armina e ka shtrënguar fortë nga pas, dhe ai i ka puthur dorën. “Më shumë se fjalë”, ka shkruar Shkëlzeni në këtë postim, ku Armina nuk ka ngurruar ti postojë disa zemra.