Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në tuiter, një foto me violinistin shqiptar Shkëlzen Doli, i cili luan në Filarmoninë e Vjenës.
Të gjithë kujtojnë, që në koncertin e famshëm vjenez, vitin e shkuar, Doli përcolli edhe një kolazh, me muzikë shqiptare, nën titullin “Albanian soul”.
Në postimin e tij në tuiter, Rama shkruan: “Me virtuozin e filarmonisë së Vjenës Shkëlzen Dolli. 2.1.’17 koncerti i Vjenës, ekskluzive europiane në Tiranë”.
Ndoshta Rama dhe Doli kanë në plan ndonjë koncert në janar të vitit të ardhshëm dhe pikërisht një ditë oas koncertit të famshëm të Vjenës.