Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlzen Berisha: Shpifësi Taulant Balla ha bukë si shpifës

2017/02/28 at 7:10 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëlzen Berisha: Shpifësi Taulant Balla ha bukë si shpifës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti ‘tutor të palaços’, duke iu referuar kreut të komisionit të CEZ, Taulant Balla.

Në një prononcim pas daljes nga komisioni, ku në fakt u nxor nga Balla për shkak të debatit dhe akuzave ndaj tij, Shkëlzen Berisha e quajti deputetin socialist ‘palaço’ dhe ‘shpifës të paguar’.

Shkëlzen Berisha tha se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra elektorale të kryeministrit Rama për të mbuluar milionat e vjedhura prej tii, shkruan balkanweb.

“Thirrja ime, një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Edhe pse nuk kam asnjë lidhje me punën e këtij komisioni, kam ardhur 4 herë duke bërë detyrën time si qytetar. Kam patur vetëm një kërkesë, që komisioni të mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje për mua. Kam bërë një kërkesë dhe përgjigjja ka qenë shkelje e ligjit. Konkretisht i dënuari i drejton komisionin në shkelje të hapur të kodit të procedurës penale. Është në konflikt interesi. Ka paragjykuar dëshmitarin pa dhënë ende dëshminë. Ky është një teatër. Insistimi i vazhdueshëm i Edi Ramës që këtë komision nga 140 deptuetë të parlamentit ta drejtojë një deputeti i dënuar për shpifje ndaj meje, është një provokim. Prezenca e Taulant Ballës në votimin e kërkesës sime, është shkelje. Kam ardhur gjithmonë për të dhënë dëshminë time me shumë dëshirë dhe do ta bëja para çdo anëtari, nëse nuk do drejtohej nga Taulant Balla.

Në fund fare e kuptuan që s’mund të bëhem pjesë e teatrit politik. Përgjigjen do ta marrin si tutori i palaços si palaçoja”, tha Berisha.

Lidhur me akuzat për evazion fiskal ndaj tij, djali i ish-kryeministri tha se ishte “shpifja e radhës për të mbuluar vjedhjet e kryeministrit”.

“Ju thanë fillimisht që Shkëlzen Berisha është shok i ngushtë me Nuel Kalaj, nuk sollën asnjë provë, asnjë evidencë. Shpifja e radhës ishte që isha takuar në Pragë me Ismailaj. Pse nuk e sjellin të dëshmojë. Shpifja e radhës është që nuk kam paguar taksat.

Unë kam një dokument që çdo gjë është paguar sipas kontratës. Ai paguhet si shpifës. Nuk ka asnjë cilësi tjetër. Janë gënjeshtra elektorale të paguara nga Edi Rama. Kërkon të mbulojë vjedhjen e tij, 634 mln euro për marrëveshjen me CEZ. Kërkon të mbulojë sarajet e Surrelit. Dërgoni një ekspert të zbulojë sa kushton vila e Surrelit. Qindra, miliona euro. Kërkon të mbulojë pallatin 5-katësh të gruas në mes të Tiranës me para gjaku, para të pista. Kërkon të mbulojë faktet tronditëse që pritet të dalin shumë shpejt për kalimin e kufirit të vëllait të kryeministrit me makinën e Genci Xhixhës. Kërkon të mbulojë mashtrimin elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve të punës”, tha Shkëlzen Berisha.

Etiketa: CEZdeshmiashkelzen berishataulant balla

Ju sugjerojmë

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
Aktualitet

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

17 Korrik, 2025 2:23 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Para
Në fund të mandatit qeverisës, Presidenti i Francës viziton Tiranën

Qëllohet me snajper në fjalimin e presidentit Hollande, dy të plagosur

Manjani vendos “vijën e kuqe” për pronat

"Veliera"/ Manjani: Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton. Ku janë kriminelët, në gjykatë apo në pushtet?

Investigimi i mediave italiane: 1470 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri

Investigimi i mediave italiane: 1470 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri

TE FUNDIT

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
17 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur pak momente më parë në stadiumin e qytetit ku mbetën...

Lexo më shumë

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
17 Korrik, 2025

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të...

Lexo më shumë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
17 Korrik, 2025

Raportohen të shtëna me armë zjarri në lagjen nr 4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë...

Lexo më shumë

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
17 Korrik, 2025

“Shqipëria ka përjetuar një bum vizitorësh vitet e fundit, kjo edhe falë çmimeve të favorshme. Plazhet, një diversitet i madh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com