Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha është pjesë e protestës së opozitës që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Në një prononcim për Euronews Albania, ai tregoi se cila ishte arsyeja që bëri që ai të jetë pjesë e kësaj proteste.
Berisha u duk i bezdisur nga kamera, ndërsa u përgjigj se ishin të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë.
“Po dëgjoj ata që po flasin. Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë.”-tha Berisha.
Janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur para kryeministrisë dhe po protestojnë nën sloganin “Shqipërisë i dalim zot”.