Shkëlzen Berisha flet për herë të parë për rihapjen e hetimeve për privatizimin e operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania ÇEZ dhe thirrjen e tij për të dëshmuar në Prokurori, si person që ka dijeni për çështjen.
Në një intervistë për Tv Klan, Berisha thotë se ky veprim është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës, pasi Prokuroria është bazuar vetëm mbi akuza politike.
Ai u shpreh se emaili që Rama dhe Balla tundin si provë është dërguar plot 9 muaj pasi kishte përfunduar procesi i privatizimit dhe për rrjedhojë nuk kishte më asnjë ndikim mbi procesin e privatizimit.
“Kjo është një shashkë politike, e cila ka filluar si e tillë në momentin kur Partia Demokratike depozitoji në parlament një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, për pazaret e Edi Ramës dhe largimin e CEZ nga Shqipëria, të cilëve i kushtoi shqiptarve plot 650 milion euro.
Por me ngritjen e kërkesës nga Edi Rama të këtij grupi hetimor për të sjellë prova konkrete ka rezultuar e dështuar me turp.
Kallëzimin në fjalë nuk e ka bërë asnjë prokuror, asnjë gjykatës, as policia, as Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shkëlzën Berishën e ka kallëzuar vetëm Edi Rama dhe Grupi parlamentar i Partisë Socialistë. Kallëzim dhe kallëzuës më politik nuk mund të gjesh,”deklaroi Shkëlzen Berisha.