Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shkelje shumë të rënda disiplinore”,ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës

2022/01/20 at 2:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkelje shumë të rënda disiplinore”,ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor të kryer për magjistraten Belina Zeneli, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

ILD përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ndaj saj janë ngritur akuza për zvarritje të proceseve gjyqësore dhe hetimeve që kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë.

Po ashtu ILD thotë se veprimet dhe mosveprimet e magjistrates Belina Zeneli përbëjnë shkelje shumë të rënda disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe për këtë arsye Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1.

Njoftimi

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohet se:
– Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

– Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

– Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

– Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.
– Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

– Veprimet e magjistrates Belina Zeneli kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.
a) Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates Belina Zeneli përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Para
Sjellje të pahijshme apo të dhunshme ndaj qytetarëve, Nano paralajmëron efektivët

Sjellje të pahijshme apo të dhunshme ndaj qytetarëve, Nano paralajmëron efektivët

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama: Do paraqesim kandidatët, s’do jenë deputetë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama: Do paraqesim kandidatët, s’do jenë deputetë

Rama: Shanset e dyta i jep Zoti, PS nuk jep shans të dytë për askënd që …

Rama: Shanset e dyta i jep Zoti, PS nuk jep shans të dytë për askënd që ...

TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com