Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkelje procedurale me dashje/Kreu i ILD zbulon detaje nga hetimi i 2 gjyqtarëve

2021/10/11 at 12:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkelje procedurale me dashje/Kreu i ILD zbulon detaje nga hetimi i 2 gjyqtarëve

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimet për dy magjistratët Petrit Alia dhe Nazmi Troka, me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.


Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se këta magjistratë, kanë zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin procedural penal, të konstatuar nga një gjykatë më e lartë.

Veprimet e dy magjistratëve janë kryer në shkelje të pikës 4 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa në njoftim bëhet me dije se shkeljet procedurale provohen të jenë kryer me dashje direkte.

Shkeljet nga gjyqtarët Petrit Alia dhe Nazmi Troka janë kryer lidhur me vendimin që kanë marrë ndaj një personi të cilit i kanë ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Kështu, ILD i ka propozuar KLGJ-së pranimin e kërkesës për caktimin ndaj magjistratit Nazmi Troka me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë dhe magjistratit Petrit Alia, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë (i pezulluar), i masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”.

Dokumenti i plotë:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtarëve P.A. dhe N.T.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, bazuar në vendimin e KLGJ për rikthim për hetim pranë ILD-së, të vendimit të arkivimit  të hetimit ndaj dy magjistratëve nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kontekst: Kjo çështje është pjesë e ankesave, që ILD ka trashëguar nga institucionet e tjera (KLGJ në këtë rast),  të cilat po trajtohen me përparësi për të shmangur kulturën e pandëshkueshmërisë apo harresës për shkelje të paraqitura ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve.

Shtetasi J. XH, me nismën e të cilit ka filluar hetimi disiplinor, ka ankimuar më 26.09.2018 vendimin e Inspektoratit të KLD-së, për arkivimin e ankesës së bërë prej tij, ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. Komisioni i përkohshëm i KLGJ-së për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektoratit Këshillit të Lartë të Drejtësisë, më 16.07.2019 vendosi pranimin e ankimimit, duke prishur vendimin e arkivimit të ankesës nga Inspektorati i KLD-së për gjyqtarët e Apelit Vlorë dhe dërgimin e praktikës në ILD, në momentin e krijimit të këtij institucioni.

Në funksion të hetimit disiplinor të vijuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar është konstatuar se bazuar në procedimin penal të regjistruar në vitin 2015, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.Xh. për “Heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit R.A., më 22.10.2015 Gjykata e Rrethit Vlorë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj R.A., masë e cila nuk  është ekzekutuar. Në datën 21.08.2016, i pandehuri/kërkuesi R.A (në mungesë) përmes avokatit mbrojtës, i kërkon Gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit, kërkesë që u mor në shqyrtim nga një gjyqtar i gatshëm dhe jo trupi gjykues, që po shqyrtonte themelin e çështjes. Më 22.08.2016, Gjykata e Rrethit Vlorë, vendos pranimin e kërkesës së kërkuesit R.A. dhe zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas ankimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 22.09.2016, Gjykata e Apelit Vlorë vendos: “Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë ushtron rekurs, duke kërkuar Urdhërimin për vendosjen e të pandehurit R.A. nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Magjistratët P.A. dhe N.T. me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk kanë zbatuar dhe kanë zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin procedural penal, të konstatuar nga një gjykatë më e lartë.

Veprimet e dy magjistratëve janë kryer në shkelje të pikës 4 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale ku parashikohet qartë se për revokimin a zëvendësimin e masës ekzistuese disponon, jo vetëm gjyqtari i hetimit paraprak, por, në varësi të fazës së procedimit, edhe e njëjta gjykatë, pra ajo që shqyrton kërkesën për gjykim dhe zgjidh përfundimisht në themel çështjen.

Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratët provohen të jenë kryer me dashje direkte. Magjistratët kanë mbajtur një qëndrim në kundërshtim me ligjin në lidhje me kërkesat e prokurorit, të cilat nuk janë shqyrtuar dhe argumentuar në  rrëzimin e kërkesës së prokurorit, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Duke patur parasysh formimin dhe eksperiencën e tyre të gjatë si gjyqtarë, kanë patur mundësinë të parashikonin pasojat e dëmshme nga veprimet i tyre. Pavarësisht eksperiencës së tyre të gjatë në detyrë, gjyqtarët kanë zbatuar gabim legjislacionin procedural penal, fakt ky i konstatuar nga Gjykata e Lartë.

Veprimet e kryera nga ana e dy magjistratëve ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë. Sjellja e gjyqtarëve në kontekstin profesional është shumë e rëndësishme, pikësëpari nga respektimi dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit, i rregullave procedurale, të cilat janë të qartë mbi lëndën që rregullon. Zbatimi i tyre nuk është një akt i vullnetshëm dhe i pavarur i magjistratit, i cili zgjedh t`i respektojë apo jo ato, por është detyrim ligjor për magjistratin, i cili ka detyrë funksionale të tij dhënien e drejtësisë.

Sjellja e papërshtatshme e magjistratëve subjekt hetimi disiplinor ka cenuar imazhin e drejtësisë dhe ka ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore”propozohet KLGJ-së pranimi i kërkesës së ILD-së për caktimin ndaj magjistratit N.T. me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë dhe magjistratit P.A., me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë (i pezulluar), i masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit” parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Etiketa: Inspektoriati i Lartë i DrejtësisëPetrit Alia dhe Nazmi Troka


Ju sugjerojmë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
Kronikë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

16 Janar, 2026 3:07 pm
Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
Sport

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

16 Janar, 2026 3:01 pm
Para
U arrestuan për kontrabandë ilaçesh, lirohen nga qelia 6 të akuzuarit

U arrestuan për kontrabandë ilaçesh, lirohen nga qelia 6 të akuzuarit

Energjia/ Rama për propozimet e PD: Atavizma të kohës së Sudes, s’jemi ajo qeveri

Deklarata e Ramës, Rusia: Planet për shqipërinë e madhe, të papranueshme

Iu gjetën trupat të copëtuar, vajza e çiftit Pasho: Mami s’e pëlqente Elonën

Iu gjetën trupat të copëtuar, vajza e çiftit Pasho: Mami s'e pëlqente Elonën
















TE FUNDIT

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
16 Janar, 2026

Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e...

Lexo më shumë

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com