Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit mbi 1,400 drejtues mjetesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 13/08/20 |
Al Do

Policia Rrugore ka vendosur 1,471 gjoba në 24 orët e fundit në kuadër të operacionit “ROADPOL GUSHT 2020”.

Policia ka ushtruar kontrolle të befasishme, me punonjës policie dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

Si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit, 235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Policia njofton se plani operacional do vijojë gjatë gjithë fundjavës dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit./ Opinion.al

Pas