Aktualitet

Shkelën protokollet e sigurisë, mbyllen 3 subjekte dhe gjobiten 6 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 28/06/20 |
Al Do

9 masa administrative janë marrë ndaj subjekteve të ndryshme në 1519 inspektime të kryera në të gjitha qarqet e vendit gjatë 24 orëve të fundit, njofton Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Tre subjekte janë mbyllur, fasoneri dhe pikë karburanti dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorante, argjendari.

Gjobat janë vendosur në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Shkodër, Vlorë, Tiranë.

Mbi 88 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë për masat ndaj COVID19./ Opinion.al

Pas