Task Forca anti-COVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe ka kryer 102.938 inspektime.
Gjatë epidemisë janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1617 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë; 4 masa administrative me gjobë në bar kafe, restorante. Dhe në dy subjekte janë pezulluar aktivitetet. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Diber, Elbasan, Tiranë, Korçë. /Opinion.al