Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 14/09/22 |
Opi Nion

Garda Civile e Spanjës ka zhvilluar një operacion kundër një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është zhvilluar gjatë ditës së martë, në ishullin e Puig d’en Valls, Ibiza.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar disa persona, ku në mesin e tyre janë edhe disa shqiptarë.

Mësohet se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit, në një shtëpi dykatëshe në Santa Gertrudis, në të cilën jetonte një shqiptar me bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti rreth 50.000 euro, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.

Të njëjtat imazhe u paraqitën dhe në Puig d’en Valls në torno Can Sifre dhe në Sant Josep, ku u arrestuan disa persona të tjerë, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë. Bëhet me dije se, të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Gardës Civile spanjolle.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë operacion janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative të ardhur nga Palma.

 

 

Pas