Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal, kultivonte dhe trafikonte kanabis


               Publikuar në : 14:19 - 09/11/19 |
geliano fataj

Policia e Shtetit njofton se ka goditur një grup kriminal, që vepronte në qarkun e Gjirokastrës.

Në operacionin e koduar “Trekëndëshi” janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë.

Hetimet sipas policisë kishin nisur para 6 muajsh. Ka rezultuar se grupi kultivonte kanabis dhe më pas e trafikonte atë.

Teksa thekson se operacioni vijon dhe ndalimet janë bërë që muaji maj deri në nëntor, policia nuk jep asnjë detaj për sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar apo si vepronte grupi./ Opinion.al

Pas