Aktualitet

Shkatërrohen 9 platacione marijuanë në Spanjë, arrestohen 10 shqiptarë 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 28/11/22 |
Opi Nion

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar dhjetë shqiptarë pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale. Ndërkohë dy persona të tjerë janë në hetim pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “PERICULUM” janë çmontuar gjithsej 9 platacione marijuanë ku në total ishin kultivuar 44,382 bimë kanabis në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza kanë marrë pjesë 82 efektivë policie duke çmontuar 20 shtëpi bari të fshehura në zona të pyllëzuara.

Mësohet se lënda e kultivuar më pas shitej në Evropë.

Dhjetë të arrestuarit janë të moshave 19 deri në 40-vjeç, ndërsa akuzohen për veprat penale “kultivim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Ndërkohë, janë sekuestruar gjithsej 44.382 bimë marihuanë, si dhe 20 shtëpi ku banonin të arrestuarit, 9 dhoma tharjeje , 11 rezervuare uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete e vegla të shumta të cilat përdoreshin për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës./Opinion.al

Pas