Këtë të shtunë policia greke publikoi emrat dhe fotot e 14 anëtarëve të bandës së Ekos që kryenin grabitje dhe trafikim droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou në Greqi.
Të tre bandat u zbuluan pas një operacioni të policisë greke më 27 shtator, ku një oficere greke u sulmua me thikë nga koka e grupit, shqiptari me pseudonimin Ekos.
Shqiptari u plagos me armë nga policia greke, e cila e qëlloi për vetëmbrojtje.
1-Rushit Ramazani, lindur më 20.02.1995 në Shqipëri
2-Marko Sulçaj lindur më 05.10.1989 ose 06.04.1997 ose 04.06.1997 në Shqipëri
3- Sigi Rustemaj i lindur më 29.04.1994 në Shqipëri
4-Ermir Meta i lindur më 13.08.1991 në Shqipëri
5- Veli Qose i lindur më 19.11.1997 në Shqipëri
6-Ermin Ferhati, i lindur më 19.04.1995 në Shqipëri
7-Vasilis Vasil lindur më 19.03.1992 në Shqipëri
8- “Kalanderis” i lindur më 09.08.1989 në Shqipëri
9- Jurxhino Dura i lindur më 18.08.1994 në Shqipëri
Pas operacionit të madh të ELAS-it, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve edhe drejtues të tyre. Sipas policisë greke këto banda kryen gjithsej 29 grabitje me pikënisje konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou.