Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në konsultim të afërt dhe me mirëkuptim të plotë ka aprovuar kërkesën për lirimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nga detyra e zëvendëskryeministrit.
Ky vendim është marrë me kërkesë të z. Shala dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës.
Kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit.
Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti.