Aktualitet

Shkarkohet nga vetingu një tjetër zyrtar i policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 28/09/20 |
Al Do

Shkarkohet nga vetingu zyrtari i dytë në radhët e policisë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi sot Edmond Papën.

Ai ishte shef i sektorit të Sigurisë së Personelit pranë Drejtorisë së Analizës dhe Kartotekës.

Edmond Papa u bë zyrtari i dytë në radhën e policisë që lë postin pasi nuk kalon vetingun.

Më herët KJV ka shkarkuar nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.

Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë. /Opinion.al

Pas