Shkarkohet nga vetingu zyrtari i dytë në radhët e policisë.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi sot Edmond Papën.
Ai ishte shef i sektorit të Sigurisë së Personelit pranë Drejtorisë së Analizës dhe Kartotekës.
Edmond Papa u bë zyrtari i dytë në radhën e policisë që lë postin pasi nuk kalon vetingun.
Më herët KJV ka shkarkuar nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.
Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë. /Opinion.al