Është larguar nga detyra Paulin Çupi, i cili për disa vitesh ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. A2 bënë të ditur se arsyeja e largimit të Çupit lidhen me betejën ndaj kanabisit.
Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.
Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu./ Opinion.al