Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Prokurori i Apelit, Dritan Peka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 22/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme KPA ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka.

Më herë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e kishte konfirmuar në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Peka nuk i plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015./ Opinion.al

Pas