Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet në veting një nga gjyqtaret e çështjes “Tahiri”

2020/06/17 at 9:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkarkohet në veting një nga gjyqtaret e çështjes “Tahiri”

Gjyqtarja Nure Dreni është shkarkuar nga detyra në veting nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.


Dreni ishte gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nure Dreni është një nga tre anëtaret e trupës gjykuese të çështjen e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO por tashëm ajo duhet të  zëvendësohet nga një tjetër.

Nuk dihet ende nëse kjo do të ndikojë në datën e dhënies së vendimit për ish-ministrin Tahiri i cili ishte parashikuar të jepej më 24 qershor.

Çfarë ndodhi gjatë seancës dëgjimore në KPK

KPK vendosi për shkarkimin e saj për probleme në kriterin e pasurisë. Gjatë seancës  dëgjimore Komisioni kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë nga gjyqtarja Dreni; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

Relatorja Xhensila Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e apartamentit, ndërsa shtoi se kjo pronë ishte blerë nën çmimin e referencës.

Investimi në bono thesari u diskutua gjatë në seancën dëgjimore, pasi gjyqtarja Dreni kishte shpjeguar në korrespodencën me KPK-në se bashkëshorti i saj zotëronte vetëm 2.8 milionë të vlerës së investuar, ndërsa 3 milionët e tjerë i përkisnin kunatës së tij në Kukës.

Komisioni evidentoi gjithashtu pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet përgjatë viteve 2011-2014, kohë e cila përkon me shkollimin e dy vajzave të gjyqtares Dreni në Mbretërinë e Bashkuar.

Për kriterin e figurës, gjyqtarja Dreni u vlerësua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe më pas nga Komisioni.

Ndërsa në vlerësimin e aftësive profesionale, gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit i kaloi barra e provës për dy vendime gjyqësore dhe iu kërkuan shpjegime mbi disa denoncime të mbërritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas relatores Pine, për një çështje të shqyrtuar në vitin 2015 me relatore Nure Drenin, një gjykatë më e lartë kishte konstatuar mungesë arsyetimi në vendimin e Apelit. Ndërsa çështja e dytë gjyqësore lidhej me uljen e dënimit të një personi të dënuar për trafik narkotikësh, i dënuar me 2.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Ndaj gjyqtares Dreni nuk kishte pasur asnjë ankesë në Inspektoriatin e KLD-së për vitet 2003-2016 si dhe asnjë kërkesë për procedim apo masë disiplinore. Ndërsa në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishin depozituar 10 denoncime, shumica e të cilave u rrëzuan si të pabazuara.

Avokati i gjyqtares tha se për makinën Citroen, Komisioni nuk kishte marrë parasysh kursimet e deklaruara në cash, të cilat kishin shërbyer si burim për blerjen dhe ishin zëvendësuar më pas me të ardhurat e përfituara përmes një vendimi gjyqësor.

Lidhur me apartamentin, Dreni dhe avokati i saj sqaruan se ai i ishte blerë vëllait të bashkëshortit me kontratë të rregullt, në një kohë që ai kishte qenë në vështirësi financiare dhe i nevojiteshin paratë. Dreni mohoi që çmimi i blerjes ishte i ulët, duke iu referuar pozicionit jo të mirë të apartamentit, ndërsa shtoi se edhe banorë të tjerë në pallat kishin paguar çmime të përafërta.

Gjyqtarja Dreni shtoi në seancë se kishin provuar fitimet e bashkëshortit nga kompania “Dreni” sh.p.k përmes dokumenteve nga tatimet si dhe deklaratës noteriale të ortakut të kompanisë, i cili pohonte ndarjen përgjysmë të fitimit.

Ajo sqaroi se Komisioni i referohej bilanceve dhe mbledhjes së asamblesë për ndarjen e fitimeve si mungesë dokumentacioni –mungesa të cilat i justifikoi me kohën e gjatë që ka kaluar prej mbylljes së këtij aktiviteti në vitin 1996.

Gjyqtarja kërkoi që Komisioni të merrte parasysh të ardhurat e saj dhe të bashkortit nga pagat për vitet 1988-1992, të cilat nuk ishin marrë në konsideratë për shkak të mosgjetjes së dokumenteve në Kukës.

Për të vërtetuar se ajo kishte punuar si gjyqtare, Dreni kishte dorëzuar si provë vendime gjyqësore të disponuara nga ajo.

Një vend të rëndësishëm në mbrojtje zunë kundërshtitë për analizën financiare; që sipas subjektit nuk reflektonte të ardhurat nga pagat dhe nga interesat bankare të saj dhe bashkëshortit. Dreni pretendoi gjithashtu se i ishin faturuar shpenzime shumë të larta dhe se Komisioni nuk kishte marrë parasysh dokumentet e dorëzuara prej saj për shpenzime shkollimi dhe akomodimi të vajzave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në seancë, Dreni i kërkoi Komisionit të korrigjonte llogaritë e bëra për shpenzimet e shkollimit dhe udhëtimet e familjes, duke pohuar se kishte sjellë prova që vërtetonin deklarimet e saj.

Gjyqtarja pretendoi gjithashtu se kishte provuar me dokumente të ardhurat e kunatës së bashkëshortit dhe investimin e saj prej 3 milionë lekësh në bono thesari –veprim që sipas saj u krye për shkak të mungesës së një dege të Bankës së Shqipërisë në Kukës.

Për rastin e dytë të dënimit të një personi me 2.8 vjet burg, Dreni argumentoi se trupa gjykuese kishte marrë parasysh faktin se i pandehuri ishte përdorues dhe sasia e drogës ishte e vogël, 100 gram kanabis. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Para
“Janë paguar 1 mln euro”, babai i Andi Malokut letër të hapur Ramës

"Janë paguar 1 mln euro", babai i Andi Malokut letër të hapur Ramës

“Restoranti shqiptar shërben mish ariu”, media britanike ngre alarmin

"Restoranti shqiptar shërben mish ariu", media britanike ngre alarmin

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Covid-19/ 50 raste të reja në Shqipëri
















TE FUNDIT

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com