Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci. KPK mori mëngjesin e 21 marsit vendimin për shkarkimin e tij bazuar në informacionet e tre kritereve të vlerësimit.
Në seancën e mëparshme dëgjimore, u evidentuan problematika me pasurinë e Gjacit. Mungesa e dokumentacionit për pasuri të vëna nga gjyqtari në Mirditë, Laç e Velipojë si dhe të ardhurat e tij si avokat para nisjes së detyrës si gjyqtar ngritën pikëpyetje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Nga ana e tij, gjyqtari kërkoi konfirmimin në detyrë duke argumentuar se pasuria ishte rrjedhojë e investimit të suksesshëm në prona të patundshme./Opinion.al