Shkarkohet nga detyra administratori i kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës “AlbPetrol”, Dritan Spahiu.
Ai ishte emëruar vetëm 7 muaj më parë në këtë detyrë nga ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në vend të tij është emëruar Eriola Muka. Ajo është drejtoreshë e drejtorisë për politikat për zhvillim në kryeministri.
Ende nuk janë bërë të ditur arsyet e shkarkimit të Spahiut i cili u emërua në mars si personi i duhur për të përballuar sfidat e të ardhmes. /Opinion.al