Aktualitet

Shkarkimi i Zef Hilës, “Kushtetuesja” rrëzon vendimin e qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 05/06/21 |
Opi Nion

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar gjithashtu, vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Bëhet me dije se sipas vendimit të Kushtetueses, “është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar”.

Kujtojmë se në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat, Shkodër. Ka qenë ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që kishte propozuar shkarkimin e Hilës, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në KZAZ nr 6 në Bushat ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie. Vetë Hila në një prnoncim për Report Tv deklaroi se nuk ka pasur asnjë lidhje me organizimin e protestës./Opinion.al

Pas