Shkarkimi nga detyra i drejtorit të Informacionit në televizionin Kombëtar “Top Channel”, Sokol Balla, ka sjellë reagimin e parë të një politikani.
Sali Berisha shtron pyetjen nëse ky është ‘kurbani i fundit i Noriegës’, dhe shton se tashmë as rojet dhe pastrueset nuk ndjehen të sigurt aty.
Top Channel ka konfirmuar se Sokol Balla nuk do jetë më drejtor informacioni.
Në një lajm të shkurtër online, TCH thotë se Balla vazhdon emisionin Top Story.
“Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel.
Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.
Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00,” thuhet në lajmin e TCH.