Pas shkarkimit nga KPK të prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.
Salianji shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se; “Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.”
Ish-deputeti PD deklaron se Përparim Kulluri u përdor nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të shpëtuar vëllain e këtij të fundit, Agron Xhafaj.
Demokrati thekson se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi.
Postimi i plotë:
Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!
Ne nuk harrojmë!/ Opinion.al