Mazhoranca ka vijuar procesin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mësohet se më 28 shkurt në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni Hetimor, ku do të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”. Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, dhe e akuzuar atë se ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale./ Opinion.al