-U tha në Opinion

Shkarkimi i Bashës, Alibeaj: I pavlefshëm, do duhej mbledhje legjitime e kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 13/12/21 |
el ida

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se kryetari i PD Lulzim Basha nuk është i shkarkuar.

Duke folur për kuvendin e datës 11 Dhjetor, Alibeaj tha se është ilegjitim sepse procedura është shkelur dhe gjithçka është e pavlefshme.

“Që të shkarkohet do duhej një mbledhje legjitime e kuvendit. Procedura kërkon mocion mosbesimi nga Këshilli Kombëtar i cili u shkarkua sipas tyre dhe më pas t’i çojmë procedurat deri në fund. Demokracia është procedurë. Për sa kohë që shkelet çdo gërmë e procedurës atëherë gjityhçka është e pavlefshme”, tha Alibeaj duke shtuar se në PD ekziston ajo që u votua në korrik, ku u zgjodh kryetari, sekretarët, kryesia dhe të gjithë ishin të lumtur sipas tij./Opinion.al

Pas