Politikë

Shkarkimi i Ahmetajt/Paloka: Rama fillimisht i largon, pastaj i mohon dhe në fund…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 25/07/22 |
Opi Nion

Pas shkarkimit të Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit, ka reaguar kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Paloka thotë se Rama përdor të njëjtën skemë me politikanët që nuk i shërbejnë interesave të tij.  Sipas Palokës ata fillimisht shkarkohen nga detyra, më pas mohoen dhe në fund akuzohen dhe përfundojnë pas hekurave.

Ai shtoi se deri më tani asnjë nuk ka dalë ta prishë këtë skemë, e të denoncojë faktin që përgjegjësi i gjithçkaje është kryeministri Edi Rama.

“Po shoh qe ka nje “entuziazem” te çuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e Ahmetajt dhe mundesine qe ai te perfundoje ne SPAK . I njejti “entuziazem” qe u vu re dhe per Beqen pak dite me pare apo Gonxhen sot!

Do te doja dhe une te isha po kaq “entuziast” dhe do te isha ne se do te besoja se vertete drejtesia po vepron edhe ndaj pushtetareve ( ashtu sic mburret Rama poshte e larte). Po per fat te keq, nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se çfare po ndodh. Rama po e perdor drejtesine sot, per ti lare nga mekatet bashkepuntoret e tij edhe pse ndonjerit mund ti duhet te kaloje disa muaj pas hekurave per kete.

Qe Rama nuk e ka problem te shese kedo per interesa te tij, kjo nuk ka pike dyshimi. Edhe qe te gjithe ata pushtetare qe sot jane pas hekurave, jane aty me bekimin e Rames, nuk ka dyshim. Edhe keta qe po vizitojne SPAK-un keto dite, po e bejne po me bekimin e Rames. Po pikerisht ketu eshte dhe problemi.

Te gjithe keta personazhe, duke filluar nga Tahiri, nuk kane bere gje tjeter vecse kane zbatuar urdherat e porosite e Rames. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se jane te paprekshem. Kete “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike qe ju bente here pas here pavarsisht skandaleve te njepasnjeshme ku ata perfshiheshin. E ashtu kane qene, te paprekshem, deri ne momentin qe jane diskretituar aq shume sa nga te dobishem jane kthyer ne te demshem per shefin e tyre.

Ne ate moment Rama i ka shitur!

Skema e perdorur eshte e njejta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet qe mbanin, (megjithese jane vleresuar deri ne ate moment me superlativa “per punen e tyre” ) , pastaj mohoen e largohen edhe nga rradhet e “rilindjes” (pergjegjesia eshte personale…) e ne fund perfundojne ne banken e te akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Ne pamje te pare duket sikur Rama ka te drejte me deklaratat e tij : “Pergjegjesia eshte personale” ; “PS nuk mbron asnje perballe drejtesise” ; “Drejtesia e reformuar po vepron”. Po per fat te keq eshte krejt e kunderta.

Gjithshça te le te kuptosh qartazi se realizohet ne marreveshje treshe ( ose katershe , ne se llogarisim dhe disa diplomate te huaj).
Kur ushtaret e tij jane diskretituar plotesisht, Rama i therret dhe ju thote se nuk i mbron dot me se “ata” ( nderkombetaret) ja kane futur kembet ne nje kepuce. Mbase ju jep dhe mundesi zgjedhjeje; te pranojne perballjen me drejtesine sot (me mire ca muaj burg tani dhe te mbajne çdo gje qe kane vjedhur ) ose te presin te perballen me drejtesine kur ne pushtet te jete PD dhe mos te kene me Ramen per ti mbrojtur…

Sigurisht e gjithe kjo siç permenda me lart, realizohet vetem me marreveshje treshe ( ose katershe) , Rama-“viktima e rradhes”-drejtesia ”e reformuar”…

Prandaj dhe skema perseritet ne te njejten menyre.

Deri tani nuk ka dale asnje prej “viktimave” qe ta prish kete skeme, e te denoncoje faktin qe e dijne praktikisht te gjithe; qe kreu dhe pergjegjesi per gjitheshka ndodh ne kete vend eshte vetem nje, Edvin Rama. Sidoqofte koha do te tregoje.

Rama nuk ka llogaritur vetem diçka; kush do ta “mbroje” ate kur ti vije dita te perballet me drejtesine …”, shkruan Edi Paloka./Opinion.al

 

Pas