Në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit pati një shkarje masive të tokës.
Raportohet se disa banesa janë dëmtuar nga kjo shkarje. Nga frika e këtij fenomeni, banorët e fshatit Dardhë kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre.
Ndërkohë, banorët tregojnë se kanë dëgjuar disa zhurma kanë parë që toka po lëvizte, ndërsa kanë dalë të alarmuar jashtë banesave. Tashmë banorët e këtij fshati presin ndihmë nga autoritetet lokale.