Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkaqet e shpërthimit të konfliktit më të ri në Irlandën e Veriut

2021/04/12 at 6:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkaqet e shpërthimit të konfliktit më të ri në Irlandën e Veriut

Rrugët e Irlandës së Veriut prapë po barrikadohen. Konflikti midis konfesioneve fetare ekziston prej më shumë se katër shekujsh. Por arsyeja e trazirave të fundit nuk është vetëm Brexiti.


Ajo nuk ëshë zhdukur kurrë plotësisht – frika e kthimit të dhunës në Irlandën e Veriut. Nuk është zhdukur as në 23 vitet e kaluara të paqes, prej Marrëveshjes historike të vitit 1998, e cila i dha fund konfliktit brutal.

Por frika është shtuar më shumë pas referendumit për Brexit në vitin 2016. Në Irlandën e Veriut u krijua një pasiguri e madhe për statusin e ardhshëm të rajonit. Ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe John Major ishin ndër të paktët politikanë në atë kohë që kishin paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të Brexitit për Marrëveshjen e paqes.

Koktejet molotov dhe barrikadat

Trazirat e dhunshme në Irlandën e Veriut gjatë ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha edhe në Republikën e Irlandës dhe në Britani të Madhe. Më shumë se 70 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave. Përveç kësaj, deri tani është rrëmbyer dhe djegur edhe një autobus.

Dhuna e ditëve të fundit filloi në 29 mars në qytetin irlandezoverior Derry,në një enklavë unioniste të rrethuar nga lagje të mbizotëruara me republikanë. Dhuna u nis nga një grup prej 40 personash, kryesisht të rinj nën moshën 18 vjeç, të cilët qëlluan me kokteje molotovi dhe sende të tjera drejt policisë.

Shpërthime të ngjashme të dhunës vazhduan edhe në disa qytete të tjera, kryesisht në rajone të dominuara nga unionistët dhe lojalistët. Kur një i ashtuquajtur “mur i paqes” u shemb të mërkurën në Belfast, i cili ndau nacionalistët irlandezë dhe unionistët britanikë, situata përshkallëzoi.

Shkaqet e dhunës

Trazirat e dhunshme kanë të bëjnë me kritikat e kahershme të të ashtuquajturit “Protokolli i Irlandës së Veriut”. Kjo klauzolë kontraktuale e Marrëveshjes Brexit ka për qëllim të parandalojë kontrollet kufitare në kufirin tokësor midis Irlandës anëtare të BE-së dhe Irlandës së Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Por Marrëveshja e Brexitit ka çuar në barriera shtesë tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës britanike: Irlanda e Veriut mbetet de facto në zonën doganore të BE-së, kështu që lëvizja e mallrave midis dy pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar duhet të kontrollohet. Këto formalitete të reja për mallrat që kalojnë përmes Detit Irlandez kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe tek Unionistët në Irlandën e Veriut – të cilët angazhohen për lidhje të ngushta me Britaninë.

Pakënaqësia u rrit kur produkte dhe gjëra të caktuara ushqimore nuk ishin përkohësisht më të disponueshme në Irlandën e Veriut në fillim të këtij viti. Partia unioniste DUP më pas ka mbledhur 140.000 nënshkrime dhe kërkonte nga Londra që të tërhiqej nga Protokolli.

Një arsye tjetër për shpërthimin e sërishëm të dhunës mund të bazohet në një vendim të Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut (PSN I). Në fund të marsit, ai vendosi të ndalojë hetimet kundër anëtarëve të partisë Republikane Irlandeze “Sinn Féin”, të cilët kishin marrë pjesë në një funeral në qershor 2020 dhe kështu u shkelën rregullat e virusit Corona.

Një tweet i kontestueshëm

Arlene Foster, ministre e Irlandës së Veriut dhe kryetare e partisë unioniste DUP, komentoi shpërthimet e fundit të dhunës në një tweet të diskutueshëm. Përhapja e fotografive me autobusin që digjej “vetëm shërbeu për të larguar vëmendjen nga shkelësit e vërtetë të ligjit në Sinn Féin”.

Por shpërthimet e fundit të dhunës nuk mund të shpjegohen vetëm me përshkallëzimin e protestave politike. Në shtypin e Irlandës së Veriut disa komentatorë të shquar nga kampi Unionist theksuan se mund të ketë një lidhje me luftën e tanishme të intensifikuar të policisë britanike kundër bandave të drogës dhe se këta mund të kenë përdorur zemërimin e përgjithshëm politik për qëllimet e tyre.

Brexiti dhe pasojat

Ndërsa shumë unionistë e shohin Protokollin e Irlandës së Veriut si shkakun kryesor të përkeqësimit të situatës pas daljes përfundimtare nga BE në fund të vitit, Republikanët vijnë në një analizë tjetër: në kampin Sinn Féin, supozohet se Brexiti është vet problemi. Efektet e dëmshme të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian kanë mbetur për një kohë të gjatë pa u vërejtur në Irlandën e Veriut.

Ky tani po shndërrohet në një problem të madh për partinë unioniste DUP. Ajo kishte bërë fushatë me pasion për Brexit, e ndihmoi madje edhe financimin e fushatës në Mbretëri. Gjatë bisedimeve të stërzgjatura për Brexit, ajo refuzoi çdo marrëveshje, për tregti mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Qëllimi i tyre ishte një Brexit i ashpër, pa marrëveshje.

Në fund, Marrëveshja pamundësoi kthimin e një kufiri të ashpër mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës – por nuk parandaloi kthimin e dhunës. Shumica dërmuese e popullsisë së Irlandës së Veriut refuzon dhunën si mjet për realizimin e qëllimeve – pavarësisht nëse ajo vjen nga nacionalistët, unionistët apo kampet e tjera politike. Por vështirë se dikush u befasua me shpërthimin e dhunës së fundit në këtë vend./ DW

Etiketa: Irlande e veriutKonflikti


Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Në kërkim për vrasje me dashje, arrestohen dy persona në Tiranë

Shpërthim tritoli pranë një banese në Orikum

Greqi/ 76 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Greqi/ 76 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjykata i caktoi arrest shtëpie, vlonjatit i vendosin tritol pranë banesës
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com