Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

2025/06/14 at 3:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

Pas sulmeve iraniane me të plagosur e të vdekur, Izraeli deklaroi se do ta shënjestrojë përsëri Teheranin. Irani përgjigjet me kërcënime.


Izraeli e ka kërcënuar Iranin me pasoja të rënda nëse vazhdon të sulmojë zonat civile. Nëse Irani vazhdon të qëllojë me raketa, “Teherani do të digjet”, tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, në një deklaratë të shtunën. Banorët e kryeqytetit iranian do të paguajnë shtrenjtë për sulmet që vuajnë civilët izraelitë. Izraeli njoftoi gjithashtu sulme të tjera. Sipas ushtrisë, sulmet ndaj Teheranit do të rifillojnë.

Irani ka lëshuar gjithashtu kërcënime të përsëritura – së fundmi kundër aleatëve të Izraelit. Mediat iraniane raportuan unanimisht se Irani ka informuar zyrtarisht Francën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për sulme të mëtejshme kundër Izraelit. Prandaj, vendet që marrin pjesë në zmbrapsjen e sulmeve iraniane duhet të presin vetë sulme.

Që nga vala e parë e sulmeve të Izraelit të premten vonë mbrëmje, të dy vendet kanë sulmuar vazhdimisht njëri-tjetrin. Shpërthime ndodhën sërish në Jerusalem dhe Tel Aviv gjatë natës. Ushtria izraelite u bëri thirrje njerëzve të kërkojnë strehim dhe të qëndrojnë atje. Sipas raporteve të spitalit, të paktën një person u vra në sulmin në Tel Aviv. Në qytetin Rishon LeZion, në jug të Tel Avivit, një raketë goditi pranë ndërtesave të banimit. Dy persona u vranë dhe 19 u plagosën.

Ndezja e konfliktit në Lindjen e Mesme
Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në këtë rajon Izraeli nën kryeministrin Benjamin Netanjahu hodhi tani një shkëndijë shpërthyese. Me sulmin në shkallë të gjerë ndaj 100 objektivave nëIran, të justifikuar si “goditje parandaluese” kundër zhvillimit të mundshëm të armës bërthamore iraniane. Sulmet e Izraelit, edhe ndaj zonave të banuara në Teheran, sipas kryeministrit Netanjahu do të vazhdojne edhe për disa ditë.

Vështirë të parashikohen pasojat
Pasojat në rajon dhe më tej janë të paparashikueshme. Disa zhvillime megjithatë po konturohen qysh tani: Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja të nisura në Oman për programin bërthamor iranian u anuluan nga pala iraniane. Sulmi i Izraelit pasoi dy ditë përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i pati kërkuar qeverisë së Izraelit që të mos i pengojë bisedimet me ndonjë sulm. E pikërisht përpara se raketat izraelite të godisnin Teheranin, Trump postoi njoftimin, se ka shpresë për vazhdimin e bisedimeve. Që Netanjahu nuk i konsideron bisedimet për programin bërthamor, për këtë flet edhe vrasja gjatë sulmeve e Ali Shamchani. Shamchani ishte angazhuar prej udhëheqësit fetar Ali Chamenei si drejtues i komitetit për bisedimet më SHBA-në mbi programin bërthamor.

Reklamë

A mund të sulmojë Irani objektiva të SHBA-së?
Ndër çështjet e hapura është nëse Irani në goditjet e hakmarrjes do të shënjestrojë edhe objektiva të SHBA-së. SHBA konsiderohet mbështetësja më e rëndësishme ushtarake e Izraelit, që i mundëson të tilla sulme në shkallë të gjerë. Teherani vazhdimisht ka kërcënuar në të shkuarën me sulme hakmarrjeje ndaj bazave të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Si rrjedhojë SHBA që përpara disa ditësh nisi me evakuimin e personelit dhe pjestarëve të familjeve të trupave të SHBA-së, që nuk janë të domosdoshëm në këto baza. Objektiva të mundshme ka shumë: Mes Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe SHBA-ja ka tetë baza të përhershme dhe disa baza mobile ushtarake, në të cilat janë të dislokuara rreth 50.000 ushtarë.

Në të vërtetë Irani nuk ka interes në një konfrontim ushtarak me SHBA-në, por nëse Teherani do të kundërgodasë, kjo varet se si dhe nëse administrata e SHBA-së do të distancohet nga sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm Marco Rubio në një postim përbetohet, se SHBA në asnjë lloj mënyre nuk janë pjesëmarrëse në veprimet e Izraelit. Ai jep edhe paraljamërimin, që në asnjë mënyrë të mos shënjestrohen objketiva të SHBA-së.

Në Lindjen e Mesme në përgjithësi nervoziteti është i lartë. Vendet e rajonit e kanë kritikuar ashpër sulmin e Izraelit – edhe Arabia Saudite, që deri vonë ishte një kundërshtare e prerë e Iranit.

Akordi Abraham i vendosur gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trumpit për afrimin ndërmjet Izraelit dhe botës arabe – tani është ngrirë. Përpjekjet për afrim pësuan një praprktheu gjatë luftimeve të Izraelit në Gaza.

Arabia Saudite dhe Irani ndërkohë pas armiqësive të ashpra prej vitesh kishin filluar të afroheshin me ndërmjetësimin e Kinës. Marrëdhëniet e të dy vendeve ishin intensifikuar, madje të dy vendet synonin bashkëpunimin ushtarak dhe pritej të organizohej edhe një stërvitje e përbashkët. Si shenjë e fundit e afrimit shërbeu edhe vizita e ministrit saudit të Mbrojtjes Khalid bin Salman në Teheran. Atje vëllai i Mohammed bin Salman pati edhe një takim me udhëheqësin fetar.

Arabia-Saudite dhe të tjera vende të rajonit në asnjë mënyrë nuk duan të përfshihen në konflikrin ndërmjet Izraelit dhe Iranit, aq më pak nëse në të është involvuar edhe SHBA-ja. Irani në sfondin e një kundërshtari superior mund të ndjekë edhe kursin e një lufte asimetrike. Ndër veprime të tilla bën pjesë edhe prishja e nxjerrjes dhe transportit të naftës. Më 2019 sulmet me dron të milicëve jemenitë Huthi ndërprenë gjysmën e nxjerrjeve të naftës të sauditëve. Edhe në vitet që pasuan impiantet saudite të naftës vazhdimisht kanë qenë në shënjestër të sulmeve nga Jemeni. Ndaj nuk është habi, që në valën e sulmeve izralite janë rritur në masë çmimet e naftës.

Eshtë e paqartë, nëse Izraeli me sulmin e nisur do t’ia arrijë qëllimit të shpallur zyrtarisht, për të penguar ndërtimin e bombës atomike iraniane. Deri tani shumica e ekspertëve dyshojnë, që programi bërthamor iranian mund të shkatërrohet ushtarakisht. Sulmet madje mund të kenë efektin e kundërt, që pikërisht tani ta nxisin Iranin të konstruktojë bombën atomike. Por një veprim i tillë do të çonte në një garë armatimi atomik në Lindjen e Mesme. E për një gjë të tillë askush nuk mund të ketë interes./dw



Ju sugjerojmë

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente
Aktualitet

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente

21 Gusht, 2025 2:35 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

21 Gusht, 2025 2:18 pm
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…

21 Gusht, 2025 2:04 pm
Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë
Aktualitet

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

21 Gusht, 2025 1:30 pm
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB
Aktualitet

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB

21 Gusht, 2025 1:18 pm
Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Kryesore

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

21 Gusht, 2025 1:01 pm
Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës
Bota

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

21 Gusht, 2025 12:46 pm
Rritet interesi për shkollat profesionale
Aktualitet

Rritet interesi për shkollat profesionale

21 Gusht, 2025 12:32 pm
Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare
Aktualitet

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

21 Gusht, 2025 12:16 pm
I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh
Aktualitet

I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

21 Gusht, 2025 11:50 am
Para
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
















TE FUNDIT

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente
21 Gusht, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat, me një vlerë 107...

Lexo më shumë

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
21 Gusht, 2025

Policia Kufitare ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas ishte shpallur...

Lexo më shumë

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…
21 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima është rrëmbyer. Në një konferencë për mediat,...

Lexo më shumë

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë
21 Gusht, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se gjatë periudhës janar-korrik 2025 janë ekzekutuar 5,846 dosje kompensimi. Sipas Manjës mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com