Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkaku/Copëtoi dhe groposi shokun, ja mesazhi që autori lexoi në telefonin e viktimës

2018/03/18 at 11:44 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkaku/Copëtoi dhe groposi shokun, ja mesazhi që autori lexoi në telefonin e viktimës

Detaje të tjera dalin në dritë nga krimi makabër në Fier, ku shtetasi Albert Zekaj vrau dhe copëtoi trupin e shokut të ngushtë, Kreshnik Beqirajt, me të cilin jetonte që prej disa vitesh.

Burime pranë grupit hetimor thonë se sherri fillimisht ka nisur për qiranë e banesës. Albert Zekaj ishte i papunë dhe ai mbahej me të hollat e viktimës, i cili paguante edhe qiranë e banesës ku jetonin, shkruan “Panorama”. Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur në një burg të Zvicrës. Pas sherrit për qiranë e shtëpisë, Albert Zekaj e qëlloi viktimën në kokë me çekiç, duke e lënë të vdekur. Sipas dëshmisë së Zekajt para hetuesve, ai ka mbajtur trupin të fshehur në shtëpi. Sipas hetimeve, në telefonin e viktimës ka pasur shumë thirrje telefonike dhe teksa ka fshirë numrat,

Zekaj ka kontrolluar edhe SMS-të e Beqirajt. Ai ka gjetur një SMS të dërguar nga Beqiraj drejt një numri tjetër, ku ai i thoshte se nëse Zekaj nuk do të largohej nga banesa deri më datë 30 qershor 2017, atëherë do të njoftonte Policinë. Kjo e ka acaruar më shumë autorin e krimit, i cili më pas ka vendosur të hakmerret edhe me kufomën, duke e copëtuar atë dhe hedhur në fshatin Daullas. Më pas, sipas dëshmisë së Zekajt, ai ka shitur telefonin e viktimës në treg të zi. Zekaj ka treguar para hetuesve se Beqiraj e përfliste te të afërmit dhe kishte krijuar bindjen se po shfrytëzohej nga ai duke përfituar. Ai jetonte për më shumë se dy vjet në një shtëpi me viktimën dhe nuk kishte siguruar një punë që i jepte të ardhura. Shpenzimet më së shumti hiqeshin nga viktima. Para hetuesve Zekaj ka shfaqur pendesë, por nga natyra e krimit, pozitat e tij nuk mund të lehtësohen. Kreshnik Beqiraj u zhduk në mbrëmjen e 22 qershorit 2017, për të mos u kthyer më kurrë. Edhe pse familja denoncoi në atë kohë humbjen e djalit të tyre, fakti që ai kishte mbyllur licencën e biznesit të tij disa javë më parë, i ka bërë efektivët të mendojnë se mund ë jetë shpërngulur nga qyteti. Por daja dhe vëllai i Kreshnikut do të ishin ata që do të detyronin Policinë të riniste hetimet për gjetjen e Kreshnikut. Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Fierit mundi të vërtetojë se Kreshnik Beqiraj ishte vrarë nga shoku i tij i ngushtë. Pas arrestimit, Albert Zekaj ka pranuar krimin dhe ka çuar hetuesit drejt vendit ku kishte fshehur kufomën. Krimi tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri, ndërkohë që familjarët e viktimës kanë kërkuar drejtësi, ose në të kundërt do ta vendosin ata vetë.

Etiketa: Albert zekajkreshnik beqiraj

Ju sugjerojmë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Shtator, 2025 7:53 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Para
U plagos në vitin 2016, kush është Juli i “Pashakos” që tentoi t’i ikë sot Policisë

U plagos në vitin 2016, kush është Juli i "Pashakos" që tentoi t'i ikë sot Policisë

Vodhi 30 milion lekë, ja se si autori hyri në banesë pa u diktuar

Vodhi 30 milion lekë, ja se si autori hyri në banesë pa u diktuar

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

I di shenjën e horoskopit? Ja si ta bësh për vete

TE FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
15 Shtator, 2025

Dashi Ndihesh më energjik se zakonisht, por kujdes me impulsivitetin në vendime të shpejta. Jep përparësi dëshirave të tua, por...

Lexo më shumë

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com