Policia e Tiranës ka ndaluar sot në ambientet e repartot të Djegie Plastikës në QSUT, shtetasin Lefter Canaj 57 vjeç i cili dje në ambientet e Spitalit Amerikan në Tiranë, në repartin e Dializës, i vuri zjarrin duke e spërkatur fillimisht me benzinë shtetasit Dashnor Saraçi. Nga zjarri në spital humbën jetën 2 persona, Anife Mali 55 vjeç nga Laçi dhe Sanije Sulaj 57 vjeç nga Mamurrasi, si edhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Ndërkohë që Policia nuk bën ende të ditur shkaqet që e shtynë shtetasin Canaj të ndërrmarrë një hap të tillë.