Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkaktari i skandalit me foton e ka një emër: Kadri Veseli

2019/05/17 at 10:05 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kadri Veseli paralajmëron shokët e luftës: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

Enver ROBELLI-Çfarë halli ka Kadri Veseli që është nxehur aq shumë javëve të fundit? Çfarë halli ka që e fyen një gazetar me epitetet më vulgare («Mu kjo punë veç mi flladit…»)? Çfarë halli ka që e humb kontrollin vetëm pse portali «Gazeta Express» shkruan se Kadri Veseli është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale? Po këtë tashmë po e thonë edhe kolegë të partisë së Veselit, madje duke precizuar: njëherë është marrë në pyetje në Prishtinë dhe herën tjetër, sipas të gjitha gjasave, në Lubjanë. Kjo nuk do të ishte befasi e madhe, fundja në Raportin e Këshillit të Europës mbi mizoritë e një krahu të UÇK-së, emri i Kadri Veselit përmendet disa herë. Nëse ky njeri paskësh qenë i gatshëm të japë jetën për lirinë e Kosovës në vitet 1997/98/99, pse ky panik tani nga Gjykata Speciale? Fundja, përballja me drejtësinë është shans për të dëshmuar pafajësinë.


Ndoshta paniku ka të bëjë me faktin se Kadri Veseli dhe shokët e tij po frikësohen se në kujtesën e këtij populli do të hyjnë edhe si përgatitës të terrenit për një luftë civile ndërshqiptare. Kjo luftë nuk ndodhi për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës uli kokën dhe duroi vrasjen «nga persona të panjohur» të dhjetëra aktivistëve të saj në të gjitha nivelet. Ndoshta po frikësohen se Gjykata Speciale mund të dënojë edhe ndonjë mashtrues që me emblemë të UÇK-së mund të ketë përdhunuar gjatë luftës apo ekzekutuar civilë? Pas të gjitha këtyre shqetësimeve qëndron frika e madhe e Kadri Veselit dhe shokëve të tij për fatin personal: ku do të jemi pas një viti? Në qeli apo diku në shkretëtirën politike, me vetëm afër 10 për qind përkrahje nga militantët dhe përfituesit e fundit nga sistemi kleptokratik?

Nuk është hera e parë që Veseli humb nervat. Dikur i pati thënë një deputeteje «ma hongsh…». Para një viti ai në parlament tha: «Kom me ju ngi SHIK në këtë mandat, kemi me shku deri në fund, mos bë ciu, ciu, ciu…». Dje, kur deputetja F.B. doli para opinionit dhe me guxim të frikshëm nxori një fotografi që gjoja tregonte se si serbë të uniformuar po dhunojnë një grua shqiptare, pas saj qëndronte hija e Kadri Veselit, pas saj jehonin fjalët e Kadri Veselit: «Kom me ju ngi SHIK…». Ka disa javë që Veseli sillet sikur prioritet i politikës së tij është ndjekja e kriminelëve serbë të luftës. Befas, dy dekada pas luftës, ky person shtiret sikur ka zbarkuar dje në këtë vend dhe po habitet me plojën që ka shkaktuar Serbia. Do të themelojmë gjykatë ndërkombëtare për të ndjekur kriminelët serbë (sic!), premton ai. Do të themelojmë muze, paralajmëron ai. (Edhe një tender!). Do të miratojmë rezolutë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, bërtet ai. Thua se me një rezolutë parlamentare rregullohet gjithçka. Thua se kjo është e mundshme pa vendime të instancave relevante ndërkombëtare. Çfarë po bën vaki këto ditë në Kosovë është një parodi me viktima, një tallje me to, një komercializim i vuajtjes për përfitime politike – thua se bëhet fjalë për kontrabandistë të biskotave nga Serbia në Kosovë.

Dalja e deputetes F.B. para opinionit me atë fotografi që, me sa duket, s’është shkrepur në Kosovë, ishte përdhosje e viktimave. Ishte edhe një përpjekje për t’i mbuluar dështimet e deritanishme. Meqë shpejt u zbulua se fotografia nuk ka burim serioz, Kadri Veseli u bë si lepur. E dogji deputeten e tij F.B. me shpejtësi marramendëse, duke thënë se edhe nëse fotografitë janë të pavërteta, e vërtetë është se Serbia ka kryer krime. Çfarë marrëzie argumentuese. Kjo tingëllon si: operacioni ishte i suksesshëm, por pacienti vdiq. Operacioni i djeshëm ishte ndër më të pasuksesshmit në historinë e palavdishme të SHIK-ut. Ky operacion ishte po aq i besueshëm sa përrallat e Kadri Veselit në mediat që i redakton vetë për thasët me dokumente që agjentët e tij i kanë grabitur nga zyrat e larta shtetërore në Beograd.

Sjellja e Kadri Veselit mbase nuk është aq befasuese. Diçka tjetër s’pritet prej tij. Por, a ka ndonjë këshilltar që ka autoritet ta ndalë nga kjo politikë e theqafjes? A ka mbetur ndokush në kryesinë e PDK-së që ka kurajë të flasë? Të kritikojë. Të protestojë. Të revoltohet. Të mendojë se Kosova është më shumë se edhe një mandat i PDK-së në pushtet. Se Kosova do të ekzistojë edhe pasi krerët e PDK-së do të ndajnë të gjitha resurset si në darkën e fundit të një grupi mafioz. Apo beteja e fundit e PDK-së është instalimi i një shërbëtori si kryetar i LDK-së me shpresën se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare edhe për Kadri Veselin do të gjendet një vend në qeveri: ta zëmë si zëvendëskryeministër apo zëvendësministër, pasi s’paskësh qenë e shkruar të bëhet kryeministër. Se po të bëhej ky kryeministër, kushedi çfarë filmash do të shihte ky vend e kjo shoqëri që po trajtohet me aq përbuzje nga pushtetarët.

Etiketa: Enver ROBELLIKadri Veseli


Ju sugjerojmë

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Para
Jonida Maliqi në finalen e Eurovision, ja kur do të performojë të shtunën

Jonida Maliqi në finalen e Eurovision, ja kur do të performojë të shtunën

Aktorët pëlqeheshin reciprokisht, nuk ja thanë kurrë njëri-tjetrit

Aktorët pëlqeheshin reciprokisht, nuk ja thanë kurrë njëri-tjetrit

Plani i Trump për emigracionin, preket dhe lotaria amerikane

Plani i Trump për emigracionin, preket dhe lotaria amerikane
















TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com