Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shitja e Play Station, subjektet fshehin çmimin real dhe shmangin ligjin

2024/05/29 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shitja e Play Station, subjektet fshehin çmimin real dhe shmangin ligjin

Shpëtim Dulaj, përfaqësuesi i “Albagame” në Shqipëri, denoncon në “Stop” në Tv Klan një fenomen që ka filluar të lulëzojë në vend në vitin 2023 me shitjen e Play Station 5. Ai shpjegon se subjekte të veçanta e deklarojnë më të ulët çmimin real të blerjes së PS5 duke shmangur ligjin përmes çmimit të referencës dhe TVSH në doganë.

Dulaj ka bërë edhe një ankesë në institucionet e linjës Doganë- Tatime pasi ai dhe një distributor tjetër që deklarojnë me çmimin real futjen e këtij produkti në Shqipëri, po falimentojnë për shkak të konkurencës së pandershme.

Eksperti Zef Preçi shpjegon procedurat e doganës dhe tatimeve dhe evidenton se ku nuk funksionon sistemi për këtë fenomen.

Me kamera të fshehtë, “Stop” blen Play Station 5 në dyqane të ndryshme, ku çmimi ndryshon me 50-100 mijë lekë të vjetra më pak. Çmimi zyrtar është 57 mijë lekë.

Pika e parë e shitjes

Qytetari: 100-nd, 200-nd, 300-nd, 400-nd, 500-nd. Po pra, ke 50 mijë lekë këtu.

Shitësja 1: Merre garancinë, të lutem! Për momentin nuk kemi qese të madhe!

Pika e dytë e shitjes

Qytetari: Ndonjë Play Station?

Shitësi 2: 4, 5?

Qytetari: 5.

Shitësi 2: Po! Kam edhe 5 Slim pastaj që është me 1 Terrabyte.

Qytetari: Ju e merrni nga Sony direkt këtë?

Shitësi 2: Të them të drejtën ne e marrim… na i sjellin këtu.

Qytetari: 100-nd,  200-nd, 300-nd, 400-nd, 500-nd. 510 the?

Shitësi 2: 510, se është marrë shtrenjtë, se s’kam ulje. Për një vit rresht kalo nga dyqani për çdo  lloj problemi që të kesh!

Pika e tretë e shitjes:

Qytetari: Çfarë çmimi kanë?

Shitësja 3: 406 euro

Qytetari: 460 euro?

Shitësja 3: Po.

Qytetari: Sa e kanë garancinë këta?

Shitësja 3: Për këto është 12  muaj.

“Stop” ka zbuluar subjektet dhe portën hyrëse se nga ndodh ky fenomen. Kodi i importit për këtë pajisje është i njëjtë për të gjitha subjektet importuese. Subjektet që kanë fshehur çmimin real të Play Station 5, e kanë importuar atë nga Dubai dhe e kanë zhdoganuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Është e çuditshme sesi hallka doganore ka zhdoganuar këto ngarkesa me Play Station 5 me një çmim të ulët duke mos përfillur çmimin e referencës sipas kodit që kanë këto pajisje në zhdoganim.

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Policia e Kosovës sekuestron para nga një degë bankare në veri

Policia e Kosovës sekuestron para nga një degë bankare në veri

Zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës? Flet nëndrejtori teknik: Ka pasur vetëm tym

Zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës? Flet nëndrejtori teknik: Ka pasur vetëm tym

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës?

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës?

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com