Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shiti apo jo armë në Ukrainë? Reagon Vuçiç, flet për bisedën e tensionuar me Putin

2025/05/30 at 10:29 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shiti apo jo armë në Ukrainë? Reagon Vuçiç, flet për bisedën e tensionuar me Putin

Pas pretendimeve të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë sipas të cilave Serbia vazhdon t’i dërgojë armatim Ukrainës përmes vendeve ndërmjetëse, pavarësisht pozicionit të saj zyrtar si neutrale në konfliktin Rusi–Ukrainë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç në një deklaratë publike bëri të ditur se ka biseduar drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin, për këtë çështje.

“Edhe në prani të disa personave nga të dy delegacionet, por edhe në bisedë kokë më kokë. Kemi formuar një grup pune së bashku me partnerët rusë për të shqyrtuar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta. Për shembull, ata përmendin një kontratë me Çekinë, por nuk është dhënë leje dhe asnjë raketë nuk është dorëzuar,” tha Vuçiç.

SVR pretendon se Serbia po përdor një skemë të thjeshtë me certifikata të rreme të përdoruesit përfundimtar dhe vende të treta ndërmjetëse për të dërguar armë në Ukrainë, duke theksuar se kjo bie ndesh me qëndrimin tradicional të miqësisë midis dy vendeve.

“Ju kemi ndihmuar në momentet më të vështira, kujtojeni Kosovën,” shkruan SVR në reagimin e saj zyrtar, duke shfaqur zhgënjimin e Moskës.

Presidenti serb, nga ana tjetër, theksoi rëndësinë e industrisë ushtarake për ekonominë vendase. “Fabrikat tona duhet të funksionojnë. Rreth 24 mijë njerëz punojnë drejtpërdrejt në industrinë ushtarake dhe varen prej saj. Aktualisht, armët po i prodhojmë për nevojat e ushtrisë sonë,” shtoi ai.

Presidenti serb Vuçiç hodhi poshtë çdo pretendim se Serbia ka ndërruar qëndrim ose aleanca. “Ata që më parë më akuzonin si spiun rus, tani thonë se kam ndërruar anë. Jo, zotërinj, ne punojmë vetëm për Serbinë,” përfundoi presidenti serb.

Ndryshe, disa raporte ndërkombëtare sugjerojnë se Serbia ka eksportuar armë dhe municion me vlerë mbi 800 milionë euro drejt Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022 – kryesisht përmes vendeve të treta si Sllovakia, Çekia dhe Polonia.

Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
VIDEO/ Armë nga Kosova në Shqipëri, momenti kur policia arreston trafikantët

VIDEO/ Armë nga Kosova në Shqipëri, momenti kur policia arreston trafikantët

Më 2 qershor hapet kutia e parë e 11 majit, do verifikohet vula e fletëve të votimit

Më 2 qershor hapet kutia e parë e 11 majit, do verifikohet vula e fletëve të votimit

Pastrimi i shtratit të lumit Dunavec në Korçë, Rama: Përmirëson kushtet për fermerët

Pastrimi i shtratit të lumit Dunavec në Korçë, Rama: Përmirëson kushtet për fermerët

TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com