Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shiti 3 automjete të marra me qira, pranga 37-vjeçarit në Elbasan! Në kërkim dy punonjës të DRSHTRR-së

2023/11/26 at 12:09 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shiti 3 automjete të marra me qira, pranga 37-vjeçarit në Elbasan! Në kërkim dy punonjës të DRSHTRR-së

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë kanë shitur 3 automjete të marra me qira, pasi u hoqën GPS-in dhe falsifikuan dokumentet.

Ndërkaq, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij të cilët janë punonjës të DRSHTRR-së në Elbasan.

Mësohet se automjetet i kanë shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro.

“DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fraud”. Shitën 3 automjete që i kishin marrë me qira, pasi i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet, vihet në pranga një 37-vjeçar, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, punonjës i DRSHTRR Elbasan.

Policia po punon edhe për kapjen e një tjetër punonjësi të DRSHTRR Elbasan, pasi dyshohet të ketë ndihmuar këta 2 shtetas, duke falsifikuar dokumentet e pronësisë mbi automjetet.  Sekuestrohen 3 automjetet dhe 3 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:  Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.  Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Elbasanit.

Ju sugjerojmë

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

2 Qershor, 2025 6:56 pm
“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina
Bota

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

2 Qershor, 2025 6:50 pm
Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës
Kryesore

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

2 Qershor, 2025 6:42 pm
Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave
Aktualitet

Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

2 Qershor, 2025 6:29 pm
Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura
Kryesore

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

2 Qershor, 2025 6:17 pm
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

2 Qershor, 2025 6:04 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

2 Qershor, 2025 6:00 pm
Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit
Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë, Erdogan: Uroj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

2 Qershor, 2025 5:57 pm
Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi
Sport

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

2 Qershor, 2025 5:47 pm
Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake
Bota

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake

2 Qershor, 2025 5:39 pm
Para
6 vite më parë tentoi të grabiste një grua në Babrru, por përfundoi i marrë peng. Kush është Marash Gjoklaj, ‘ngacmuesi serial’ i vajzave

6 vite më parë tentoi të grabiste një grua në Babrru, por përfundoi i marrë peng. Kush është Marash Gjoklaj, ‘ngacmuesi serial’ i vajzave

Video/ Ndalohet shoferi i dehur në Tiranë, momenti kur tenton të korruptojë policët me para

Video/ Ndalohet shoferi i dehur në Tiranë, momenti kur tenton të korruptojë policët me para

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut pas mesnate,Policia e Kosovës: Kemi nisur hetimet për ngjarjen

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut pas mesnate,Policia e Kosovës: Kemi nisur hetimet për ngjarjen

TE FUNDIT

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
2 Qershor, 2025

Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një...

Lexo më shumë

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina
2 Qershor, 2025

Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën - e nisur nga pushtimi...

Lexo më shumë

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës
2 Qershor, 2025

Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tij për rinumërimin e votave...

Lexo më shumë

Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave
2 Qershor, 2025

Turizmi në vendin tonë, i cili pritet që këtë sezon të jetë në trend rritës krahasuar me vitet e tjera,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com