Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shit viagra”/Inspektorët e barnave zhvasin farmacistin,e mësojnë si funksionon rrjeti…

2023/01/25 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
“Shit viagra”/Inspektorët e barnave zhvasin farmacistin,e mësojnë si funksionon rrjeti…

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një farmacist i ri i cili tregon se në 27 Dhjetor, një ditë pasi hapi në mënyrë të rregullt farmacinë e tij, u përball me një kontroll të stisur nga dy inspektorë të Agjensisë së Barnave.


Ata inskenuan disa shkelje dhe i thane se do të gjobitej me 4 milionë Lekë të vjetra. Nëse nuk donte të paguante kaq para, mund të mjaftoheshin duke u dhënë atyre nën dorë 1 milionë Lekë.

Denoncuesi: Më 27 Dhjetor 2022, inspektimi që i bënë farmacisë time dukej kokë e kohë që ishte i organizuar, dirigjohej me telefon nga dikush tjetër në zyrë që i kërkonte të bëntë këtë e atë. Një inspektor dhe grupi i inspektimit duhet të jetë i pavarur dhe autonom, erdhi me një vrull, me një lloj arrogance të paparë, më kthen përmbys të gjithë farmacinë duke u munduar që të kapen kleçka. Ato kaluan direkt në gjoba super të mëdha, praktikisht 400 mijë Lekë të reja. Dukej se ishte tendenca e tipit “mund të mos rrënohesh me 400 mijë Lekë të reja, por mund të paguash një gjobë tek ne. Mua 400 mijë Lekë të reja më kushton i gjithë biznesi.

Gazetari: Atëherë, sa duhej të paguaje?

Denoncuesi: 100 mijë Lekë të reja se tha janë për mua, për kolegun dhe për atë që kam sipër.

Gazetari: Me personin që fliste në telefon?

Denoncuesi: Po, një person që e udhëzonte gjatë gjithë kohës, merri këtë, bëji atë. Ishte gjithçka një krim. Mendova që të paktën personalisht që ka ardhur momenti t’i dal për zot punës, mundit dhe djerës time. Vijnë dhe godasin punën e ndershme të disa farmacistëve të rinj që kanë hequr dynjanë për të mbërritur në një farmaci të vogël fare.

Luan Cici njëri nga inspektorët tregon mënyrën, sesi piketohen farmacitë dhe si “vilet” ryshfeti. Ai thotë se sado i rregullt të jesh mund të gjenden kleçka për t’u gjobitur nëse nuk paguan.

Inspektori Luan Cici: Është plan mujor. Në plan mujor ne dalim çdo muaj, në Tiranë, në rrethe. Ne jemi në gjithë Shqipërinë, o vëlla. Ti s’ke pas ndonjë herë kontroll, prandaj s’e ke idenë, si funksionon si duket?!

Farmacisti: Jo, s’kam pas.

Inspektori Luan Cici: S’ke pas asnjëherë, prandaj s’e di si funksionon. Farmacia është objekt kontrolli dy herë në vit për Agjensinë, se unë jam njerëzor në radhë të parë, s’jam si të gjithë aty. Aty të tjerët përshembull, vijnë të hapin recetat, të bëjnë inventar, se s’ta bëra, se s’desha ta bëja atë ditë me të rënduar edhe më shumë. Marr 4 lloj barnash dhe të them faturën hyrëse.

Farmacisti: Që domethënë me pak fjalë, domethënë me tu vu..

Inspektori Luan Cici: Me tu vu, e merr gjobën shoku.

Farmacisti: Të jesh më e mira farmaci, nuk bën vaki.

Inspektori Luan Cici: Për dy vjet e sigurtë, që e merr. Për 6 muaj ndoshta jo.

Farmacisti: Tani, juve e patë vetë, unë i ri, farmaci e re, po jo direkt me goditje.

Inspektori Luan Cici: Po pra farmaci e re. Po ne na thonë për dy vjet, kaq i rregullt paska qënë ky?! Ia kontrolluat mirë të gjitha recetat, të gjitha faturat hyrëse? Paska shit të gjitha barnat me recetë ky? Minimalisht do ta vesh gjobën 1 milionë thonë. Kupton?

Farmacisti: Do e vendosësh me se s’bën!

Inspektori Luan Cici: Dhe ne e gjejmë në këtë formë, gjuhën, aty të zyra, është çun i mirë, na ka vlerësu. Urdhëro! Kaq!

Farmacisti: Dy mundësi!

Inspektori Luan Cici: Kaq pra! Ose do ia vemë, ose do e mbyllim këtu! Kupton?

Pak ditë më pas, në 8 Janar 2023, Luan Cici dhe Armando Luka shkojnë sërish në farmacinë e denoncuesit, ku në një kthinë marrin këstin e parë të ryshfetit prej 300 mijë Lekësh të vjetra.

Farmacisti: Çfarë bëre ti?

Inspektori Luan Cici: Hiç mo burrë, mirë…

Farmacisti: Çfarë bëhet ndonjë gjë? Tani atë muhabetin tonë…mbaroi?

Inspektori Luan Cici: Të erdhën letrat? S’kanë ardhur letrat. Do të vijnë me postë. Ja ta tregoj unë, se e ke merak ndoshta ti. Mbaroi që atë ditë ajo, mbaroi që atë ditë, ta tregova vëlla atë ditë. Harrove? Prit, prit, se ta hap unë! Do të vijnë letrat me postë. Proçedurën ne e mbyllim në moment, nuk e bëjmë dot më mbrapa. Kupton? Vendim përfundimtar, vendim administrativ, nuk ka! Nuk ka, nuk ka. T’i tregova atë ditë unë këto.

Farmacisti: Unë do të jap njëherë 300 tani, 300 pas 4-5 ditësh, se pastaj zgjatemi në kohë! Mos takohemi 100 herë dhe pastaj një këst sa të paguaj qiranë, kam të tjera gjëra! Këto gjërat e tjera i di ti tani! Mos rri të merrem unë, jo ti, jo ti.

Inspektori Luan Cici: Mirë, mirë mos e çaj kokën, se e dimë vetë këtë punë. Ne kemi thënë mos kemi probleme nga puna për veten tonë. Thjesht kur t’i bësh, merr në telefon “hajde pimë një kafe”!

Farmacisti: 200, 1,2,3,4,5 pa numëroji njëherë! 300! Numëroji!

Inspektori Luan Cici: Po s’ka problem ai muhabet, po hajt ore burrë jemi patriota!

Farmacisti: Patriota jemi, po për patriota s’duhet të ma kishe bërë këtë gjë!

Inspektori Luan Cici: Kë këtë gjë? Të iki nga puna unë?

Farmacisti: Po duhet ta kishe mbyllur dhe ku që për Vit të Ri, o burrë?

Inspektori Luan Cici: Po s’ka lidhje për vit të ri, është plan mujor. Rastisi në Dhjetor.

Farmacisti: Po pse të iki nga puna unë?

Inspektori Luan Cici: Na kërkojnë llogari, mo vëlla!

Farmacisti: Flasim edhe për pjesën tjetër, pjesa pak a shumë një javë, se është dhe qiraja.

Inspektori Luan Cici: S’ka gjë!

Farmacisti: Pastaj likuidohemi total!

Inspektori Luan Cici: Jo mo, kur t’i kesh, më merr në telefon! Mirë?

Farmacisti: Mos të flas më me Armandon?

Inspketori Luan Cici: Jo mo njësoj, ishim bashkë, s’kemi mbaruar akoma.

Farmacisti: Po pse ikën ai ashtu, çfarë halli ka?

Inspektori Luan Cici: Po ku e di unë çfarë pati! Ku di gjo, unë! Është pak tip kështu, si skuth, ka frikë. A kupton?

Farmacisti: Po, po e kuptoj! Normal!

Inspektori Luan Cici: Kurse ne dolëm patriotë!

5 ditë më pas, Armando Luka merr tek farmacisti këstin e dytë prej300 mijë Lekësh të tjera.

Inspektori Armando Luka: Çfarë bërë? Si je? Si ke qenë? Jo mo, ja është një kolegu i joni. A u lodhe? Ke bërë lëvizje?

Farmacisti: Hajde nga njëçikë! Pse nuk erdhi ai? I do kështu të trasha?

Inspektori Armando Luka: Hajde, mo burrë, çfarë janë këto muhabete?!

Farmacisti: 1,2,3,4,5,6 copë në rregull! Çfarë desha unë të pyesja një gjë, tani edhe 300 këtu tani. Ta mbyllim këtu?

Inspektori Armando Luka: Po, po i them unë atij se s’e di, çfarë ka folur se do i them atij mos e vrit mendjen!

Farmacisti: 300 i mori para ai (Luani) tani edhe 300, se çfarë më ngatërroi ai shefi, tani, se mos..?!

Ndërsa Luan Cici shpjegon sesi funksionon rrjeti i gjobaxhinjve të farmacive, në mënyrë që të shmanget hyrja e Krimit Ekonomik.

Inspektori Luan Cici: Në qoftë se unë do marr vesh diçka, kur të vijë koha pas një viti, a sa mund të jetë, unë kam atë që të bëj një takim me ty, një takim një kafe për të pirë një kafe me ty, me të thënë paraprakisht që mos të kapet njeri për 4-5 receta.

Farmacisti: Se për çdo gjë mund të kapen!

Inspektori Luan Cici: Janë tipa ore, kapen me XX. Pse e ke shit XX? A e kupton? Janë shoqëruar nga Krimi Ekonomik kur kemi qenë bashkë me ta.

Farmacisti: Ishalla nuk më kapin!

Inspektori Luan Cici: Jo, ti thjesht mundohu të mbash për përdorim vetjak o vëlla. E kam për vete se në xhep nuk ta merr njeri ty në xhep. Çfarë ke që mendon gjatë ditës, ato të pleqve “viagrat” në xhep, o vëlla!

Farmacisti: Nuk merrem fare!

Inspektori Luan Cici: Se e shet mo, sa e shet 8 mijë lekë copa, 10 mjë copa.

Farmacisti: Nuk merrem fare, s’du me ia dit fare!

Inspektori Luan Cici: 10 mijë lekë në ditë i shton fitim neto.

Farmacisti: Nuk merrem fare, s’dua të ia dit fare! Më kupton? Është stres dhe mu për Vit të Ri.

Inspektori Luan Cici: Po nuk është stres! Stres është të kishe përfunduar me masë ti mo vëlla, se çohet relacioni tek Krimi Ekonomik. Siç kanë shkuar kolegë të tjerë, kanë shkuar, i është gjetur qesja. Kaq! Çfarë të bëjmë ne? Qesja kaq me kontrabandë farmacie, kaq mo kaq! Ka shku, do thuash ti s’ka qëndruar brenda, po stres a e kanë kriju stresin? Kanë paguar një 5-she në dorë aty me dal jashtë. A i ke pa lajmet ti, kur ikën këta të Depove që i arrestuan?!

Farmacisti: Po!

Inspektori Luan Cici: Po kështu pra ishte. Ia gjetën tek farmacia e vet. A e kupton? I morën, i shoqëruan, i morën edhe ndonjë Lekë. Po qëndruar tre ditë ato, të premte, të shtunë, të dielë, ndejtën brenda. Me X me atë të X, të gjithë këto e provuan njëherë. Pse? Se i mbajnë hashiqare. Thjesht ato janë pisa, Krimi Ekonomik janë pisa. Nuk të njohin. A e kupton?

Në fund të emisionit, gazetari Saimir Kodra ka bërë të ditur se kjo çështje është pjesë e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Saimir Kodra: Çështja që sapo trajtuam është pjesë e Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila do të kryejë të gjitha veprimet e duhura, falë bashkëpunëtorit e agjentëve tanë. Falenderoj kreun e SPAK, Altin Dumanin, prokurorin e çështjes, oficerin e Policisë Gjyqësore dhe të gjithë ata që mundësuan që këta 2 njerëz dhe jo vetëm, gjithë sistemi zinxhir të dalë para drejtësisë. /Tv Klan



Ju sugjerojmë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Para
Dhunoi mësuesin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën, lirohet 29-vjeçari në Tepelenë

Fushë-Arrëz/ 49-vjeçari gjendet i pajetë në përroin e fshatit

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

McGonigal u deklarua i pafajshëm në gjykatë, gazetarja: Aktakuza ka vetëm një të pandehur

McGonigal u deklarua i pafajshëm në gjykatë, gazetarja: Aktakuza ka vetëm një të pandehur
















TE FUNDIT

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com