Një 35-vjeçar u vu në pranga në Tiranë pasi u kap me kokainë. Policia njoftoi se kishte informacione për të riun që shiste kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për këtë arsye u zhvillua operacioni i koduar “Next”.
Si pasojë u vu në pranga 35-vjeçari dhe u procedua penalisht shoku i tij, një 28-vjeçar.
Policia ka shpërndarë pamjet e momentit të arrestimit. Gjatë kontrollit në makinën ku udhëtonin ata u gjet një qese me kokainë me peshë 480 gramë, e cila u sekuestrua bashkë me makinën.